Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, synon t’i japë fund fondeve amerikane për Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor deri në vitin 2025, me qëllim privatizimin e tij.

 

Në buxhetin për vitin 2019, Trump do të ndajë vetëm 150 milionë dollarë në mënyrë që të inkurajojë zhvillimin privat të stacionit. Sipas shefit te shtëpisë se bardhe një pjesë e kursimeve do të investohen për dërgimin e astronautëve në Hënë.

 

Por, sipas NASA-s, e cila kishte planifikuar udhëtimin e njerëzve në hënë për një plan afatgjatë dhe eksplorimet në planetin Mars, nevojitet një fond prej të paktën 10.5 miliardë dollarë.

 

Ligjvënësit amerikanë dhe ekspertë të hapësirës, e kanë pritur me shqetësim një gjë të tillë. Senatori demokrat Bill Nelson, një ish astronaut, tha se plani i propozuar për të ndaluar financimin e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor “nuk ka kuptim”.

Ndërsa historiani i NASA-s, Roger Launius, tha për mediat se projekti i presidentit amerikan do të prekë të gjitha shtetet e përfshira në stacionin e hapësirës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *