Familjarët e viktimave që humbën jetën në sulmet terroriste në Sri Lanka të dielën e Pashkëve, përcollën te afërmit në banesën e fundit.

 

Ndërkohë numri i viktimave ka shkuar në 321, ndërsa mijëra pyetjeve nuk u është dhënë përgjigje, e më kryesorja, pse dështuan autoritetet e sigurisë në parandalimin e sulmeve të përgjakshme më vdekjeprurës që nga përfundimi i luftës civile 10 vjet më parë.

 

Vendi është në gjendje emergjence dhe siguria është rritur në nivelin maksimal për shkak të ndonjë sulmi tjetër të mundshëm. Një ditë më parë, autoritetet çaktivizuan një bombë në një kamion para një kishe e cila shpërtheu gjatë operacionit të çmontimit, por fatmirësisht pa viktima apo të plagosur.

 

Mes viktimave janë edhe 31 shtetas të huaj që tashmë janë identifikuar. Ata janë Amerikanë, Indianë, Britanikë, Arab, Kinezë dhe Spanjollë.

 

E ndërsa vendi është në gjendjen e jashtëzakonshme dhe në Zi Kombëtare, 500 të plagosurit nga sulmet mes të cilëve edhe 17 të huaj, vijojnë të trajtohen në spital.

 

Deri më tani gjithçka dihet është se shpërthimet synonin tre kisha dhe katër hotele në kryeqytetin Colombo, të tejmbushur me vendas dhe turistë që po kremtonin ditën e shënuar të Pashkës.

 

Zëdhënësi I kabinetit dhe ministri i shëndetësisë fajësuan një organizatë xhihadiste të quajtur Xhamat.

 

Autoritetet ndërkohë kanë vënë në pranga edhe 26 persona duke e çuar në 40 numrin e të dyshuarve se kanë lidhje me sulmet terroriste. Mendohet se grupi xhihadist kanë pasur mbështetje të madhe nga jashtë vendit.

 

Hetimeve të shërbimit të inteligjencës në Sri Lanka, i janë bashkuar edhe Interpol, FBI, dhe një ekip hetuesish nga Australia. Organizata e Kombeve të Bashkuara bëri thirrje qe autoret e masakrës të dalin menjëherë para drejtësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *