Në Francë, rreth 3 mijë punëtorë në spitale, shtëpi të kujdesit dhe qëndra shëndetësore janë pezulluar nga puna këtë të enjtë pasi kanë refuzuar vaksinimin e detyrueshëm.

Ministri i shëndetësisë, Oliver Veran nuk e shikon këtë si një kërcënim për sistemin spitalor duke argumentuar se rreth 84 përqind e punonjësve të shëndetësisë janë të vaksinuar plotësisht. Midis mjekëve në profesion të lirë ose punonjësve të kujdesit ambulator, shifra është deri në 91 përqind.

Sindikata përgjegjëse paralajmëron se detyrimi tashmë në fuqi për imunizim mund të çojë në pranimin e më pak pacientëve në spitale dhe rritje të ngarkesës për stafin.

Vaksinimi i detyrueshëm për punonjësit e spitaleve dhe të shtëpive të të moshuarve, për klinikat e mjekëve dhe farmacitë, për zjarrfikësit dhe madje edhe për studentët e mjekësisë është pasuar me protesta masive që vijojnë prej javësh.

Ndërkohë në Itali, nga kjo e enjte të gjithë punonjësit e sektorit publik dhe privat janë të detyruar të pajisen me ceritikatë shëndetësotre, përndryshe do të përballen me pezullim nga puna.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *