E hënë, 5 Tetor 2026 Zilia deri në 01:45 Në vijim ora 01:45: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

S’pranonte bashkëjetesën e djalit me një grua të martuar, zbulohet shkaku i vrasjes në Fier

Një konflikt brenda familjes në Roskovec përfundoi në tragjedi duke lënë pas dy viktima.

 

Reklamë

Xhevahir Hoxha 61-vjeç vrau me thikë në banesë bashkëjetuesen e djalit të tij, 30-vjeçaren Merushe Hazizi, e më pas u vetëvar në një pemë pas banesës, duke i dhënë fund jetës.

 

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Vidhishtë rreth orës 12:30. Shkak për vrasjen u bënë debatet brenda familjes. Kjo pasi i moshuari ishte kundër lidhjes së djalit të tij me të renë, e cila ishte e divorcuar dhe kishte tre fëmijë nga martesa e parë.

 

Krimi, sipas banorëve, ishte i paralajmëruar pasi Xhevahir Hoxha u thoshte shpesh të gjithëve që do ta vriste bashkë me djalin.

 

30-vjeçarja Merushe Hazizi kishte tre vite që bashkëjetonte me djalin Xhevahir Hoxhës. Ndërkohë fëmijët e saj jetonin me ish-bashkëshortin.

Më shumë video

Reklamë