Subscribe

Sportingu i Lisbones ka mposhtur 2 me 0 Porton ne supersfiden e javës së 15 të kampionatit portugez e cila u transmetua ekskluzivisht në platformën Tring. Skuadra kryeqytetase falë këtij trepikëshi në klasiken e kampionatit rimori edhe vendin e parë në renditje me 38 pikë, 2 me shumë sesa Porto dhe 4 më shumë sesa Benfika e vendit te trete. Në Zhoze Alvalade pritshmëria për spektakël dhe emocione, nuk ka zhgënjyer askënd. Vendasit luajtën më mirë sesa Porto duke qenë më kërkues dhe duke krijuar shumë raste për gol. Ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 27 pas një gjuajtje të bukur me kokë që Islam Slimani. 4 minuta më vonë Porto pati, shansin me të pastër të ndeshjes Por Rusi Patrisio ndaloi gjuajtjen e Abubakar që nuk mundi të barazojë rezultatin. Në pjesën E dytë dominimi i Sportingut ishte edhe më i madh teksa falë një presingu asfiksues goditi një herë shtyllën transversal me Slimanin dhe me pas atë pingule me Adrien Silven. Megjithatë goli i dytë dhe i sigurisë per vendasit do të realizohej sërish nga Slimani në minutën e 85. Në pjesën e parë të këtij sezoni Spoirting Lisbone ka likuiduar me rezultate të pastra Benfiken dhe Porton, duke u konfirmuar një kandidatë serioze për titullin kampion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *