Sporting Charlero mund Club Brugge

Pas pushimit te detyruar për shkak te eliminatoreve te botërorit, kampionati belg qe transmetohet ne Tring Hd ka nisur menjëherë me nje surprize. Sporting Charlero mundi 1 me 0 kampionet ne fuqi te Club Brugge, duke e bere edhe me interesante betejën ne vendet e para te renditjes. Ndeshja qe hapi javën e 10 te kampionatit e qe u përcoll ekskluzivisht ne Tring, ishte tejet e luftuar pavarësisht se u zgjidh vetëm ne minute e fundit. Miqtë e Club Brugge krijuan me shume raste per shënim në pjesën më të madhe të ndeshjes. Për t’u evidentuar dy raste të shkëlqyera në minutat 8 dhe 9, fillimisht me nje gjuajtje te Vosen, qe u devijua nga portieri vendas dhe me pas traversa e Wesley nga një distance shume e afërt. Portieri i Charlero, Uilliams u be protagonist i madh edhe me një super pritje ndaj Vanaken, i cili goditi me koke ne minutën e 29. Pavarësisht disa tentativave te tjera, ne te dyja portat deri ne minuten e 90, rezultati qëndroi i paprekur, derisa një goditje me koke e sakte ne shtyllën e pare e Kris Bedia ne minutën e 90 qe tundi rrjetën i dha jete një feste te madhe tifozëve vendas. Për momentin Sporting Cherlero ngjitet ne vendin e dyte me 19 pike, nje me pak sesa Zulte, kryesuese qe luan këtë te diele ne fushën e vështire te Gent, ndërsa Club Brugge mbetet ne kuotën e 16 pikëve. Edhe java e 9 e Premier Liges Skoceze u hap me nje takim te forte. Rangers fitoi 1 me 0 jashtë fushe kundër Invernes ne një takim qe u transmetua ne Tring Hd. Ndeshja është vendosur nga nje perle e Keni Miller ne minuten e 22. Pas nje krosimi nga e majta, futbolli i Rangers goditi fluturimthi me te djathtën, duke realizuar golin qe i dha tre piket e çmuara miqve, pavarësisht se rastet për shënim ne te dyja portat deri ne fund, qene te shumta. Fale kësaj fitoreje, Rangers ngjitet ne 15 pike.




