Subscribe

Dega e Edukimit Fizik dhe Sporteve është më e kërkuara në Universitetin e Korçës. Nga 40 kuota që ofron, deri tani ka 325 aplikime. Sipas zëvendës rektorit të këtij universiteti Artur Adili, kjo vjen edhe për shkak të mesatares së ulët të pranimit në këtë degë.

 

Nga ana tjetër, dega e mësuesisë nga viti në vit ka më pak aplikues. Sipas Adilit, kjo vjen nga njëra anë për shkak të mesatares së lartë të pranimit, por edhe për shkak të kohëzgjatjes, që i duhet një studentit për të qenë mësues.  Nëse një aplikues i edukimit fizik, pas 5 vitesh ushtron të drejtën e profesionit, një student, që del nga degët e tjera të mësuesisë, do t’i duhen 7 vite për të qënë gati për mësimdhënie.

 

Sipas të dhënave, në Uniersitetin e Korçës, degët më të kërkuara në pragun e vitit të ri akademik, janë ato që nuk kërkojnë një mesatare të lartë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *