E martë, 10 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:10 Në vijim ora 05:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Spiunonte për Rusinë, Gjermania padit rezervistin e ushtrisë

Gjermania ka paditur një ish-oficer të forcave rezervë. Ralph G. akuzohet se iu ka dhënë agjentëve rusë dokumente dhe informacione të shumta në lidhje me ushtrinë gjermane nga tetori 2014 deri në mars 2020, deklaroi prokurorja gjermane Ines Peterson.

 

Po ashtu, ai dyshohet se iu ka dhënë agjentëve rusë informacione në lidhje me ndikimin mbi kompanitë gjermane të sanksioneve të BE-së kundër Rusisë për aneksimin e Krimesë nga Ukrainë.

 

Përmes tij, shërbimi sekret rus mori gjithashtu detaje personale të oficerëve të rangut të lartë në ushtri, si dhe informacione për forcën rezervë të Gjermanisë dhe mbrojtjen civile.

Vazhdo të lexosh

Reklamë