Është shtyrë sot procesi gjyqësor për ekstradimin e shtetases ruse Svetlana Timofeva, që akuzohet për spiunazh.

 

Shkak u bë mosparaqitja në gjyq për arsye shëndetësore e prokurorit të çështjes, mustafa turku. Ndërkohë 33-vjeçarja vijon të kundërshtojë ekstradimin drejt Rusisë me argumentin se i rrezikohet jeta.

 

Ajo akuzohet nga autoritetet ruse për “marrje të paligjshme të informacionit që përbën sekret shtetëror”.

 

Svetlana timofeva u arrestua në 20 gusht të vitit të kaluar, në ish-uzinën e prodhimit të armëve në Gramsh, së bashku me dy të tjerë.

 

Ndaj tyre prokuroria e Elbasanit ka ngritur akuzat e sigurimit të informacionit të klasifikuar si dhe goditjes për shkak të detyrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *