Presidenti i Serbisë Aleksandër Vucic është takuar këtë të enjte me ambasadorin e Rusisë në Beograd, pas video skandalit të publikuar nga mediat pak ditë më parë ku shihet një  agjentin rus, teksa i jep ryshfet një shumë të madhe parash një zyrtari të lartë, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur.

 

Vucic kërkoi nisjen e menjëhershme te hetimeve, për të cilat ka reaguar edhe Kremlini qe theksoi se kjo çështjeje nuk mund të prishe marrëdhëniet midis Moskës dhe Beogradit. “Marrëdhëniet me Serbinë kanë një karakter vëllazëror. Asgjë nuk mund të ndikojë në këtë“, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov për agjencinë Reuters.

 

Ndërkohë agjencia serbe e inteligjencës ka vërtetuar origjinalitetin e videos dhe pasditen e kësaj të enjteje Vucic do të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare, ku do të diskutohet rreth skandalit të veprimtarisë së agjentëve rus në Serbi.

 

Në video shihet qartë takimi i dy burrave në një parking, ku të dy shkojnë bashkë në drejtim të njërës prej makinave. Njëri prej tyre, që dyshohet të jetë “agjent i zbulimit rus” i dorëzon qesen me para. Më pas ata shkojnë në një kafene aty pranë, dhe largohen në drejtime të ndryshme. Kur njëri nga burrat, i identifikuar në përshkrimin e videos si “agjent serb”, pas takimit, shkon në makinën e tij dhe hap qesen që mori, ai në të gjen një zarf me para.

 

Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin, i tha agjencisë serbe të lajmeve se situata është serioze, dhe se ai pret që Vuçiç të thërrasë të gjithë shefat e inteligjencës dhe të zbulimit, si dhe Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura Serbe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *