Subscribe

Nga data 15 korrik ka hyrë në fuqi ligji për ngritjen e strukturës së sinjalizuesve në kompanitë që kanë mbi 100 të punësuar.

 

Kjo do të thotë së cdo biznes duhet të ketë ngritur njësinë e personave,  që do të sinjalizojnë në organet shtetërore rastet korruptive, shkeljet e ligjit, apo ndikimet e paligjshme që dëmtojnë buxhetin. Biznesi e ka kundërshtuar këtë nisëm e cila është miratuar pa konsultimin e tyre, ndaj dhe ata janë në pritje të krijimit të qeverisë së re, për të bërë ndryshime të mundshme në këtë ligj.

 

Por si do të funksionojë kjo strukturë? Personat e përzgjedhur do të duhet të raportojnë pranë ispektoritit të lartë të deklarimit e kontrollit të pasurive, dhe parandalimit të klonflikitit të interesave. Për biznesin kjo strukturë është një ndërhyrje e shtetit në punët private.

 

Ky ligj prek 30 % të bizneseve, pasi sipërmarrjet me më shumë se 100 punonjës janë ato të regjistruar si biznese të mëdha ose tek drejtoria e VIPA-ve. Njësia e sinjalizuesve, do të funksiojnë edhe në administratën publike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *