Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, në fjalën e tij në nisje të seisonit të ri parlamentar u ndal edhe te ligjet e propozuara nga Autoriteti i Dosjeve, duke i kërkuar edhe opozitës të mbështesë nismën për “despiunizimin e politikës shqiptare”.

 

“Çështja e despiunizimit të politikës shqiptare është me rëndësi dhe mendoj që ngjitja e bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit në të gjitha majat e piramidës shtetërore të Shqipërisë, kërkon reflektim nga kuvendi. Grupi i PS ka depozituar dy projektligjet që erdhën si poropozim i Autoritetit të Dosjeve, kërkojmë edhe mbështetjen e opozitës. Kjo duhet bërë me urgejncë”, tha Balla.

 

Taulant Balla kërkoi mirëkuptimin e PD-së për t’i dhënë fund pjesëmarrjes në Kuvend të ish-sigurimsave.

 

“Duam të marrim mbështetjen tuaj tek ligji i dekriminalizimit. Të shtojmë edhe përfshirjen e bashkëpunëtorëve të sigurimit të shteti. Kriminelë janë edhe ata. Është në nderin e PD-së që të mbështesë këtë projektligj. Të gjejmë frymën e bashkëpunimit. Është një nevojë urgjente edhe për të zgjedhur avokatin e popullit.” tha Balla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *