Subscribe

Edhe spitali rajonal i Dibrës po përballet me shtim të fluksit të vizitave për shkak të virozave stinore. Sipas mjekëve, 50 deri në 60 raste në 24 orë paraqiten pranë shërbimit të urgjencës dhe poliklinikës, me kollë dhe vështirësi në frymëmarrje.

“Ka patur një rritje të numrit të rasteve duke arritur kulmin në muajin janar me 50 deri 60 raste në 24 orë. Simptomat kryesore lidhen me temperaturë të lartë, dobësi trupore, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje. 5 deri në 6 shtrime në 24 orë, raste me vështirësi respiratore. Mosha më e prekur 14-18 vjeç, pa shumë komplikacione dhe moshat e mëdha gjithashtu. 60 deri në 70 vjeç që shfaqin komplikacione me vështirësi në frymëmarrje”, thotë Neada Hoxha, mjeke infeksioniste.

Mjekët rekomandojnë që të konsumohen sa më shumë lëngje në këtë periudhë, ndërsa të sëmurët me sëmundje shoqëruese të paraqiten sa më parë tek mjeku specialist.

“Rekomandohet qëndrimi në shtëpi, të konsumohen sa më shumë lëngje dhe pacientët që kanë sëmundje shoqëruese duhet të paraqiten tek mjeku specialist”, thotë mjekja.

Ndërkohë, edhe shërbimi i pediatrisë po përballet me fluks të shtuar të fëmijëve të prekur nga virozat stinore me rreth 60 raste çdo ditë. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *