Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
25 May 2026
Vizion fokus

Zelensky: Bisedimet me SHBA-në për raketat antibalistike nuk kanë...

Trump: Marrëveshja me Iranin do të jetë “e madhe”!...

“Opozita po shkon vetë te grepi”/ Rama: Së shpejti...

Tension në ajër në Egje, avionët turq kalojnë hapësirën...

“Tërmet” te Milani! Shkarkohen Tare, Alegri, Furlani dhe Monkanda...

Një grua tenton të futet brenda në Gjykatën e...

35-vjetori i PS në Durrës, Rama: Shqipëria më afër...

Takimi me Ramën dhe Nufin, Dendias: Do të mblidhet...

Protestat në Bolivi, presidenti i vendit përgjysmon rrogën e...

Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme masive me dronë

“Spitali Onkologjik në gjendje dramatike”, Jakaj: Nuk mungojnë paratë, por menaxhimi!

21 Tetor 21:46

Dhjetëra protestues u mblodhën këtë të martë para Ministrisë së Shëndetësisë për të shprehur pakënaqësitë e tyre në lidhje me shërbimin e spitalit Onkologjik.

Sipas tyre, ‘Tetori Rozë’, i njohur si muaji i ndërgjegjësimit të grave për parandalimin e kancerit të gjirit, është kthyer në tetor të zi.

I ftuar në studion e Quo Vadis në Vizion Plus, Besnik Jakaj, ish-drejtues i qendrës së kontrollit të barnave ngriti shqetësimin e thellë për gjendjen alarmante në sistemin shëndetësor.

Ai theksoi se problemi nuk qëndron tek mungesa e fondeve, por tek mungesa e menaxhimit, planifikimit dhe përgjegjshmërisë institucionale.

Sipas tij, pacientët me sëmundje të rënda përballen çdo ditë me mungesë barnash, aparaturash dhe kushte të papërshtatshme, ndërsa korridoret e spitaleve janë të mbushura me turma pacientësh dhe familjarësh.

Në të njëjtën linjë, gazetari Stafa tregoi për raste absurde, ku pacientëve u jepet “fletë daljeje me gjendje shumë të mirë”, edhe pse nuk kanë marrë trajtimin e duhur.

Pjesë nga biseda:

Jakaj: Mungesa e barnave, mungesa e aparaturave, mungesa e kushteve është e gjitha mungesë menaxhimi. Është shtuar numri i tumoreve, por nga shkenca është rritur përgjigjja pozitive me ndërhyrje kirurgjikale të sofistikuara dhe me barna. Spitali onkologjik, vetëm ambienti me turma në korridore, në dramë të sëmurët dhe familjarët, janë nën presion edhe stafi. Ka radhë dramatike. Të sëmurët janë të lodhur fizikisht, por edhe shpirtërisht. E gjitha është çështje menaxhimi. Barnat onkologjike janë barna të veçanta. Ministria e Shëndetësisë duhet t’i garantojë këto barna. Është e gjitha menaxhim, është e gjitha çështje menaxhimi.

Stafa: Ju japin pacientëve një fletë daljeje, se “s’kemi çfarë t’ju bëjmë”, dhe në fletë shkruhet: “Dalja shumë e mirë”.

Jakaj: Bëhet fjalë për një diagnozë shumë serioze. Duhet të gjejmë zgjidhjen. Është çështje menaxhimi, sigurisht edhe parash. Sot, pasi bëhet ndërhyrja kirurgjikale, i merr kompania pajisjet, i hedh në kuti dhe i sterilizon. A duhet të ishte më mirë të bënim një godinë të re? Për një vit e gjysmë janë ndryshuar 30 drejtorë të QSUT-së. Sjellin një profesioniste, Donjeta Bali, dhe largohet për 2 muaj se nuk e përballon dot atë gjendje. Sa infermierë mund të kesh që marrin rrogën kot, pa bërë asnjë punë, në qendra shëndetësore që nuk ka asnjë njeri? Sa punonjës në administratë ka që nuk shkojnë asnjëherë në punë dhe figurojnë në punë? A nuk mund të shtojmë ne mjekët tek onkologjiku? Nuk jemi në këtë situatë për mungesë parash, por për mungesë planifikimi dhe menaxhimi.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Sociale
Tagged:
Onkologjiku tetori roze Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Zelensky: Bisedimet me SHBA-në për raketat antibalistike nuk kanë përparuar për një kohë të gjatë!

më shumë...

Trump: Marrëveshja me Iranin do të jetë “e madhe”! Teherani: Ende asgjë s’është mbyllur

më shumë...

“Opozita po shkon vetë te grepi”/ Rama: Së shpejti takim me kancelarin gjerman!

më shumë...

Tension në ajër në Egje, avionët turq kalojnë hapësirën greke

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

8:01

Zelensky: Bisedimet me SHBA-në për raketat antibalistike...

7:41

Trump: Marrëveshja me Iranin do të jetë...

7:10

“Opozita po shkon vetë te grepi”/ Rama:...

7:06

Tension në ajër në Egje, avionët turq...

6:58

“Tërmet” te Milani! Shkarkohen Tare, Alegri, Furlani...

6:46

Një grua tenton të futet brenda në...

6:28

35-vjetori i PS në Durrës, Rama: Shqipëria...

6:11

Takimi me Ramën dhe Nufin, Dendias: Do...

5:51

Protestat në Bolivi, presidenti i vendit përgjysmon...

5:42

Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme masive me...

5:35

Mundësi marrëveshjeje mes SHBA-së dhe Iranit!

5:25

Xhenaro Gatuzo rikthehet si trajner në Serie...

5:25

Rama nga Durrësi çel sezonin shëndetësor veror...

5:06

CBS: Mojtaba Khameni është fshehur në një...

5:03

Radhë të gjatë në Kapshticë, probleme në...

5:00

Vendimi për Veliajn/ Kushtetuesja i kërkon Gjykatës...

4:59

Moska njofton sulme të reja ndaj institucioneve...

4:40

Temperatura ideale për plazh, sa do të...

4:33

Jep dorëheqjen nga detyra drejtori i Agjencisë...

4:30

Fshiheshin në Dubai, arrestohen për ekstradim 5...

Më të klikuarat

  • Java e fundit e majit vendimtare! Meri Gjini: Hëna në mbushj...
  • Aksident tragjik në Elbasan, makina përplas për vdekje një f...
  • Plagosi shokun me plumb në kokë/ Detaje të reja nga ngjarja...
  • Xhenaro Gatuzo rikthehet si trajner në Serie A, ja skuadra q...
  • Valë e pazakontë e të nxehtit godet Francën, temperaturat ...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.