Brazili është kthyer një ndër qendrat më nxehta në botë për përhapjen e koronavirusit. Shtimi i rastet të reja ka bërë që spitalet në Brazil të tejmbushen.

Zyrtarët shëndetësorë në Rio de Janeiro thanë se të paktën katër qytete të mëdha kanë bërë me dije se qendrat e tyre shëndetësore janë tejmbushur, ndërsa paralajmëruan se brenda një kohe të shkurtër mund të jenë pranë kolapsit. Të infektuarit janë rritur si pasojë e e mungesë së testimeve.

Nga ana tjetër, në Manaus është kërkuar hapja e varrezave masive për shkak të numrit të lartë të vdekjeve.

Ndërkohë, presidenti Jair Bolsonaro po vazhdon ta trajtojë si një sëmundje të zakonshme që mund të shërohet. Për këtë arsye, ka refuzuar të marrë masa të tilla si respektimi i distancës sociale, ndërsa ka kërkuar izolimin e personave që nodhen në gjendje të rëndë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *