E hënë, 5 Tetor 2026 Zilia deri në 01:45 Në vijim ora 01:45: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Spitalet e Gazës jashtë funksionit; nuk furnizohen me energji, mbarojnë edhe rezervat e karburantit

Situata në Gaza vështirësohet nga ora në orë. Spitali më i madh “Al Shifa”  është pa  karburant dhe energji elektrike.

 

Reklamë

Drejtori i këtij spitali  bën me dije se foshnjat e lindura parakohe po i  mbështjellin me fletë metalike, për ti mbajtur në jetë  pasi i kanë zhvendosur nga inkubatorët ku ka mbaruar oksigjeni. Po ashtu ai ka theksuar se 179 civilë janë  varrosur  mes tyre  29 pacientë të kujdesit intensiv si dhe 7 foshnja.

 

Për të shpëtuar pacientët me lëndime  deri në nivelin mesatar  po i  nënshtrohen operacioneve  pa anestezi për shkak të mungesës së  furnizimeve mjekësore.

 

Edhe spitali Al Quds vijon të  mbetet jashtë shërbimit pas sulmeve izraelite .Ndërkohë  komunikimi është ndërprerë në të gjithë zonën.

 

Sipas një raporti të OKB-së, luftimet në rrugë në qytetin e Gazës po i pengojnë punonjësit e urgjencës t’u përgjigjen thirrjeve për ndihmë nga civilët e bllokuar nën rrënojat pas bombardimeve .

 

Ndërkohë  “Ëashington Post” bën me dije se   Izraeli dhe Hamasi janë afër një marrëveshjeje për lirimin e 70 pengjeve, gra dhe fëmijë, të mbajtur në Gaza.

Vazhdo të lexosh

Reklamë