Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
21 August 2026
Vizion fokus

Pse nuk rekomandohet kafja menjëherë pas mëngjesit?

Irani mesazh Qipros: Nuk jeni në rrezik, për sa...

Memaliaj/ Pas gjashtë orësh betejë me flakët, vihet nën...

VIDEO/ Tërmeti i fuqishëm godet Perunë

Zjarri në Pukë, flakët “përpijnë” pyllin me pisha

Zjarri në Milot, flakët shumë pranë banesave! Ndërhyrje nga...

Avioni luftarak italian rrëzon dronin ukrainas në hapësirën ajrore...

Shembet miniera, vdesin 13 persona, plagosen 7 të tjerë

Mrekulli! 84-vjeçarja gjendet e gjallë nën rrënojat e tërmetit...

Tragjedia në Ranën e Hedhun, policia: 24 vjeçari ra...

Spitalet amerikane përgatiten për virusin COVID-19

13 Mars 21:50

Megjithë përpjekjet në mbarë botën për të frenuar përhapjen e koronavirusit të ri, COVID-19 është shndërruar tashmë në një pandemi. Ekspertët e shëndetësisë thonë se përhapja brenda komunitetit është duke ndodhur tashmë në Shtetet e Bashkuara dhe se rastet që janë bërë publike janë vetëm maja e ajsbergut. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Carol Pearson, njofton se spitalet amerikane presin të përballen me një valë të mundshme infektimi.

Kur COVID-19 shpërtheu për herë të parë në Kinë, ekspertët e sëmundjeve infektive në spitalet amerikane i kushtuan vëmendje. Në Shtetet e Bashkuara, fokusi është tek përgatitja e punonjësve të kujdesit shëndetësor.

“Ne po përditësojmë aftësitë dhe njohuritë e stafit mjekësor. Kjo përfshin mënyrën e vendosjes së pajisjeve mbrojtëse personale, si dhe mënyrën e heqjes së tyre, në mënyrë që të mos ndotin veten”, thotë Dr. Robert Wyllie, i Klinikës Cleveland.

Disa spitale kanë dhoma të specializuara për të trajtuar pacientët me sëmundje shumë infektive. Por, a mund të përgatitet vërtet çdo spital për virusin COVID-19?

“Kjo është një pyetje shumë e vështirë për t’u përgjigjur sepse me të vërtetë varet nga kërkesa. Nëse ka ca pacientë, sigurisht që po. Nëse vijnë pacientë pafund, nuk ka asnjë spital në botë që është gati për këtë”, thotë dr. Glenn Wortmann, i Qendrës Spitalore MedStar Washington.

Spitalet në shumë vende po inkurajojnë mjekët dhe pacientët t’i zhvillojnë vizitat me Skype ose me telefon.

“Kjo është një zgjidhje e shkëlqyer si për sezonin normal të gripit, ashtu edhe për rastet si COVID-19. Pacientët mund të ekzaminohen me shpejtësi, të marrin përgjigje për pyetjet e tyre dhe ne mund t’i marrim në spital pacientët që duhet të jenë në spital, ndërkohë që mund t’i mbajmë të sigurtë pacientët që nuk kanë nevojë të jenë në një spital”, thotë Dr. Stevan Whitt, i Universitetit të Kujdesit Shëndetësor të Misurit.

Idetë e tjera përfshijnë testimin jashtë spitalit në tenda, apo edhe kur njerëzit ndodhen në makinat e tyre.

“80 – 85% e pacientëve nuk kanë nevojë të shtrohen në spital dhe mund të qëndrojnë në shtëpi. Kështu që për ata pacientë, kjo do të ishte një ide shumë e mirë. Pra të testohen njëherë dhe të mos kenë nevojë të vijnë në spital”, thotë Dr. Wortmann.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) planifikon t’i lejojë spitalet që të zhvillojnë testimin e tyre. Kjo do ta shkurtojë kohën e marrjes së rezultateve të testit, nga disa ditë në disa orë. Një nga shqetësimet më të mëdha është parandalimi i përhapjes së virusit në radhët e stafit ose pacientëve të tjerë në dhomën e urgjencës.

“Parandalimi i përhapjes së këtij virusi brenda një organizate do të jetë një sfidë. Nuk ekziston një vaksinë, ose një kurë. Do të jetë parandalim i infeksionit sipas metodave të vjetra”, thotë Dr. Wortmann.

Në fund të fundit, do të luftohet për të mbajtur mikrobet nën kontroll./VOA

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
covid-19 lufte Paciente SHBA Spitale

Nga e njëjta kategori

Irani mesazh Qipros: Nuk jeni në rrezik, për sa kohë që bazat britanike nuk përdoren kundër nesh

më shumë...

VIDEO/ Tërmeti i fuqishëm godet Perunë

më shumë...

Plagosi fqinjin në Shkodër pas sherrit për kamerat, vetëdorëzohet në polici Pjerin Bitanji

më shumë...

Avioni luftarak italian rrëzon dronin ukrainas në hapësirën ajrore të Letonisë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:41

Pse nuk rekomandohet kafja menjëherë pas mëngjesit?

10:38

Irani mesazh Qipros: Nuk jeni në rrezik,...

10:19

Memaliaj/ Pas gjashtë orësh betejë me flakët,...

10:17

VIDEO/ Tërmeti i fuqishëm godet Perunë

10:02

Ecja nuk mjafton për kocka të forta,...

9:49

Lëngu i boronicës mund të ulë rrezikun...

9:26

Zjarri në Pukë, flakët “përpijnë” pyllin me...

9:13

Mungesa e magnezit, shenjat që mund të...

8:30

Zjarri në Milot, flakët shumë pranë banesave!...

8:29

Plagosi fqinjin në Shkodër pas sherrit për...

8:18

Flakët përfshijnë kodrat e Dukatit, dyshohet për...

7:32

Avioni luftarak italian rrëzon dronin ukrainas në...

7:28

Shembet miniera, vdesin 13 persona, plagosen 7...

7:02

Mrekulli! 84-vjeçarja gjendet e gjallë nën rrënojat...

6:56

Zjarri në Gojan të Madh, vijon ndërhyrja...

6:41

Zbulohet arsenal armësh në Kosovë, policia gjen...

6:35

Tragjedia në Ranën e Hedhun, policia: 24...

6:19

U kafshua nga gjarpri në Valbonë, flet...

6:09

E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën...

5:47

Tragjike! Ra nga gomonia, humb jetën 24-vjeçari

Më të klikuarat

  • Shembet miniera, vdesin 13 persona, plagosen 7 të tjerë
  • Nëna që tronditi Britaninë, e futi të birin në operacione të...
  • U kafshua nga gjarpri në Valbonë, flet turistja australiane:...
  • Tronditëse në Itali! Shqiptari tenton të vrasë bashkëshorten...
  • EMRI/ Kush është personi që u plagos në Shkodër, reagon poli...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.