Spiropali: Sala, Luli, Myslymi dhe tragjikomedia e PD /Video

Vendimi i deputetit të Partisë Demokratike, Myslym Murrizi, për mos lënien e mandatit shtë komentuar edhe nga ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali, e cila sulmon opozitën dhe lidërit e saj.
Përmes një video të postuar në Facebook, Spiropali në lidhje me vendimin e deputetit demokrat ka sulmuar ashpër ish kryeministrin Sali Berisha, kreun e PD Lulzim Basha si dhe ironizon kryetaren e LSI Monika Kryemadhi.
‘U nisën të rrëzonin Ramën e më rrëzuan mua’ tha Murrizi. Marrë shkas nga kjo, Spiropali sulmon ashpër ish kryeministrin Sali Berisha, kreun e PD Lulzim Basha si dhe ironizon kryetaren e LSI Monika Kryemadhi. Spiropali e quan Berishën një fantazmë, plak anormal. Njerëzit nuk duan të dëgjojnë çjerrjet e plakut anormal, të djalit antinormal, dhe të shoqes paranormale, s’ka shans për kthim mbrapa. Lulzim Basha vendosi të hidhet në humnerë, Saliu i dha të shtyrën e fundit, Monika u vajti pas megjithë shansin për të gjithë.I vetmi që mbeti është Myslym Murrrizi për mos lënë askënd të dyshojë për këtë tragjedi-komedi”.
https://www.facebook.com/espiropali/videos/364389424395285/




