E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/5 përditësuar 1 orë më parë
Politikë

Spiropali: PS po përgatitet për fitoren historike mbi shpifjen, s’ka kthim pas!

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali u shpreh e sigurt se Partia Socialiste do të korrë një fitore historike në zgjedhjet parlamentare të 2021.

Në “Facebook”, ajo komentoi edhe detyrën e re që ju ngarkua nga PS.

Reklamë

“Partia Socialiste???? fillon përgatitjet për një fitore historike mbi shpifjen, sherrin dhe politikën e baltës. Për mandatin e tretë me Kryeministër Edi Ramën???? Nder që m’u besua drejtimi politik i qarkut Tiranë. E lumtur që në bashkinë Tiranë përgjegjësinë e lartë do e ndajmë me lali Erin dhe Ervinin, dy miq dhe drejtues të shkëlqyer. Shqipëria dhe shqiptarët meritojnë të vazhdojnë në rrugën e transformimit dhe zhvillimit. S’ka kthim pas!”

Një ditë më parë, grupi parlamentar i PS u mblodh para nisjes së sezonit të ri politik.

Gjatë mbledhjes, u vendos që kryeministri Edi Rama do të jetë drejtues politik i qarkut të Durrësit, ndërsa ish-ministri Ilir Beqaj drejtues politik në qarkun e Shkodrës.

Lindita Nikolla u vendos si drejtuese politike në Lezhë, Safet Gjici në Kukës dhe qarku i Tiranës do të ndahet mes Erion Veliajt, Ervin Bushatit dhe Elisa Spiropalit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë