E hënë, 28 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 21 minuta më parë
Politikë

Spiropali: Meta e ka tepruar, i gjithë populli do t’i jepte leksion po të ishte në sallë

Duke veçuar momentin kur ka hedhur votën pro shkarkimit të Ilir Metës nga karriga e presidentit, ministrja Elisa Spiropali tha se ai e meritonte një vendim të tillë.

 

Reklamë

Spiropali u shpreh në rrjetet sociale se i gjithë populli shqiptar do të kishte vepruar njësoj, po të ishte në sallën e Parlamentit.

 

“+104 ✅????????

Aq e ka tepruar Ilir Meta, sa sikur në këtë sallë të ishte i gjithë populli shqiptar, s’do kishte mbetur kush pa i dhënë leksionin e merituar:

Shkarkimin nga ajo detyrë e nderuar që e shpërdoroi me papërgjegjshmëri të skajshme.

Zbritjen nga karrigia e lartë që e përdhosi me ndërgjegje të plotë.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë