E hënë, 28 Shtator 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Spiropali ironizon Metën: Pse se bind Monikën të mos hakërrehet dhe Saliun të mos ndërseje Lulin?

Ministrja e Shtetit per Marredheniet me Parlamentin, Elisa Spiropali nuk I kursen ironite në lidhje me qëndrimin e mbajtur nga presidenti Meta këtë të hënë për datën e zgjedhjeve. Kreu i shtetit deklaroi mes të tjerash se një nga arsyet pse ç’dekretoi datën 30 qershor ishte shmangia e një konflikti civil në vend.

Spiropali nga ana e saj nëpërmjet një reagimi në Tëitter shkruan se Meta në rast se në të vërtete do të ishte I shqetësuar për shpërthimin e dhunës në vend e kishte më të thjeshte që të bindte Monikën që të mos hakërrehej dhe Saliun që të mos ndërzente Lulin rrugeve të vendit.

Reklamë

 

Ilir Meta ka vërtetë hallin e shpërthimit të dhunës dhe konfliktit civil në Shqipëri? Po e kishte dhe e ka shumë të thjeshtë: Le të bindë Monikën të mos hakërrehet dhe Saliun të mos ndërseje Lulin rrugëve deri në 30 qershor e ja ku e shpëtoi Shqipërinë!

 

PS vazhdon të jetë e vendosur për zgjedhje e 30 qershor ndërsa ka nisur edhe proceduar për të përgatitur një relacion të enjten në kuvend për shkarkimin e presidentit Meta.

Vazhdo të lexosh

Reklamë