Spiropali: Eksponentë të PD nxitën protestuesit për dhunë

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka akuzuar funksionarët e PD se kanë qenë ata që kanë nxitur protestuesit që të ushtrojnë dhunë në protestë.
Nga Korça ku mori pjesë në prezantimin e kandidatëve për kryebashkiakë, Spiropali theksoi se policia e shtetit u tregua e matur pavarësisht se u godit me flak e zjarr nga ana e protestuesve.
“Para se unë të jap një pretencë është dhunuar ose jo sekretari organizativ i Partisë Demokratike mund t’ju them qe sekretari organizativ i PD ashtu si funksionare te tjere te larte te kesaj force politike jane zene nga kamerat me presh ne duar duke bere thirje per te goditur policine, duke goditur me flak e zjarr policine, ne asnje moment dhe per asnje arsye të qenurit lider ata nuk i bene thirje qytetareve qe te ndalnin dhunen ndaj Institucioneve.Te nxitur prej tyre ata sulmuan fizikisht Kryeministrine dhe Parlamentin e Republikes së Shqiperise. Ne çdo vend tjeter patjeter qe policia ka tagrin per te vendosur qetesine, e beri dhe mbrëmë në protestë, nuk pati asnjë tejkalim dhune, policia e shtetit jo vetëm u tregua qytetare por ne lartesine e detyres.”
Sipas Spiropalit, të gjithë eksponentët e PD që nxitën protestuesit për dhunë kanë qenë ata që urdhëruan hapjen e zjarrit në protestën e 2011.
“Ata që bëjnë thirrje për të sulmuar policinë janë po të njëjtët që përmes forcës së Gardës se Republikes dhe plumbave goditen qytetare paqësore ne protestat e 2011. Besoj ju kujtohet qytetaret nuk i kane harruar, është po e njëjta forcë politike dhe po të njëjtët veprimtarë të shkatërrimit, të cilët në 2011 nga zyrat e institucioneve të tyre qoftë Lulzim Basha si ministër i Brendeshëm qofte Sali Berisha si kryeministër jepnin urdhra për të qëlluar qytetarë me duar në xhepa në bulevardin e Shqiperise, sot ne opozite nxisin dhune ndaj institucioneve per hir te pushtetit te tyre dhe per asnje interes tjeter.”




