E martë, 29 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Spiropali duke kërcyer/ Vasili, Ramës: O i mbaruar, plasi sytë!

Pasi ministrja Elisa Spiropali publikoi një video ku shfaqej duke kërcyer, reagoi nënkryetari i LSI, Petrit Vasili.

 

Reklamë

Duke qenë se ajo ishte e rrethuar nga më shumë se dhjetë vetë, Vasili kërkoi gjobitjen e saj për shkelje të masave anti-COVID.

 

Në “Facebook”, ai i kërkoi kryeministrit Edi Rama të mos mbajë standard të dyfishtë.

“O kryeministër i mbaruar plasi sytë! Kryeministër, qeveria jote ju vendos përditë mijëra gjoba deri edhe 50 milionë lekë qytetarëve për COVID, bile nuk kurseni as pensionistët! Po kjo ministrja Spiropali pse nuk gjobitet megjithëse ka shumë më tepër se 10 persona dhe aq më shumë FËMIJË??? Qeveri këllirë! Gjoba dhe ligj për qytetarët, dhe qejf dhe antiligj për ministrat, që shkelin ligjin! Kryeministër i mbaruar, i vdekur, i marrë fund!”

Vazhdo të lexosh

Reklamë