Subscribe

Gjykata e Tiranës vendosi ketë të diele “arrest me burg”, për ish- ministrin e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta, Spiro Ksera. Në orën 13:00, ish-ministri Ksera, la qelitë e Drejtorisë së Policisë së Tiranës për t’u zhvendosur në kafazin e hekurt, në Gjykatë, ku e prisnin familjarë dhe pjesëtarë te minoritetit grek. Përpara gjyqtarit Ilir Çeliku, prokurori Ndini Tavani, listoi një sëre akuzash, ndaj ish-ministrit të kabinetit Berisha 2, ku ndër më kryesore ishte abuzimet me prokurimet publike. Vizion Plus, siguroi kërkesën e depozituar nga ana e Prokurorisë për disa çështje ndaj Kseres, ku ky i fundit akuzohet për vjedhje dhe shpërdorim detyre, ne lidhje me aktivitete qe dyshohet se kane qene fiktive. Vlera e shpenzuar, arrin deri ne 30 milion leke, ndërsa aktivitetet ishin organizuar ne fund te mandatit te tij ne vitin 2013. Sipas organit te akuzës, bashkëpunëtor i ish-ministrit Spiro Ksera dyshohet se ka qene, ish-drejtori i kabinetit Kleves Bitro, i cili është aktualisht ne burg per këtë çështje. Në bazë të veprimeve procedurale, sipas prokurorit Tavani, rezulton se janë kryer pagesa për aktivitetet që nuk janë kryer, ne lidhje me minoritetet, te moshuarit dhe komunitetin rom. Në përfundim të seancës, avokati i Spiro Kserës, Genc Gjokutaj, pohoi se klienti i tij nuk përbën rrezik, për t’u larguar  jashtë Shqipërisë, ndërsa vendimin e gjykatës së Tiranës do ta dërgojë në apel. Përveç kontestimit te procedurave te arrestimit, sipas Gjokutajt as akuzat nuk qëndrojnë. Më herët dolën para trupit gjykues Artevis Mene, Eldaj Kozaj dhe Pranvera Lila. Ndaj Menes, gjykata caktoi masën  e sigurisë arrest me burg, i cili së bashku me ish-ministrin Ksera, u izoluan në ambientet e burgut 313, ndërkohë, për Kozajn dhe Lilën, gjykata dha vendimin detyrim paraqitje.

 

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *