Subscribe

Pas pesë muajsh rezistencë Spiro Ksera ish-ministër i punës në qeverisjen e Partisë Demokratike, dorëzohet, duke kërkuar këtë të hënë gjykimin e shkurtuar nga gjykata e Tiranës. Ksera përfundoi në Gjykatë si pandehur me akuzën e vjedhjes, duke shpërdoruar detyrën dhe dënimi maksima për këtë vepra penela shkon deri në 7 vite burg, por, tashme ish-ministri përfiton 1/3 dënimit. Të njëjtën kërkesë bëne edhe 5 të pandehurit e tjerë, të cilët ishin edhe vartësit e Kserës, por i vetmi që bëri përjashtim dhe kërkoi veçimin e dosjes ishte Klevis Bitro. Sipas Prokurorisë, veprimet e paligjshme të zyrtarëve të lartë i shkaktuan shtetit një dëm prej 30 milion lekë me anë të vjedhjes dhe falsifikimit të dokumenteve. Akuza ka faktuar të paktën gjashtë raste abuzimesh, ndërsa një nga eventet ka qenë “Prioriteti i minoriteteve – barazi në të drejta”. Pretendohet qe ai të jetë kryer nga data 27 qershor deri më datë 3 korrik të vitit 2013 në Gjirokastër dhe në zonën e Dropullit të Poshtëm me synim promovimin e vlerave të minoriteteve. Në dosje gjendet një raport përmbledhës, i cili është nënshkruar nga Kleves Bitro dhe Artevis Mene, faturë tatimore, urdhër-shpenzimi, raport përmbledhës, një kopje posteri e ftese, si dhe një DVD, por qe te gjitha rezultuan false. Te mërkurën trupi gjykues do të dëgjojë pretencën e prokurorëve, ku edhe do të kërkohet dënimi i ish-ministrit së bashku me vartësit e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *