Subscribe

Ka shkuar në dy numri i viktimave të atentatit mafioz të ndodhur mbrëmjen e të hënës në Elbasan prane vendit et quajtur rrethrrotullimi I luleve. Pas 43-vjeçarit, Lulzim Bitri, ndërroi jetë në spitalin e Traumës edhe Ardian Çollaku, i cili mbeti i plagosur rëndë nga të shtënat.

 

Ndërkohë 25 persona u shoqëruan dhe u morën në pyetje lidhur me ngjarjen. Mes tyre pati familajrë të viktimave por edhe dëshmitarë okularë.

 

Ndërkohë u sekuestraun të gjitha kamerat e sigurisë të bizneseve rreth zonës me qëllim identifikimin e autorëve. Sipas burimeve, atentati ishte i mirëorganizuar. kjo pasi ekzekutorët ishin në dijeni të lëvizjeve të Lulzim Bitrit dhe Ardian Çollakut.

 

Autorët hapën zjarr mbi 20 herë me automatik gjatë mometit që Bitri dhe Çollaku zbritën nga makina dhe po hynin në lokal. Më pas, vrasësit ashtu si dhe në ngjarjet e tjera kriminale të ndodhura në këtë qytet, u larguan në drejtim të zonës së Metalurgjikut. Ata braktisën makinën tip Volvo në afërsi të fshatit Balldren, të cilën e dogjën e më pas dyshohet se u larguan me një mjet tjetër.

 

Pista kyresore ku janë përqëndura hetimet deri më tani është ajo e larjes së hesapeve mes grupeve kriminale, por nuk përjashtohet as ajo e prishjes së pazareve të drogës.  Kjo pasi 43-vjeçari Lulzim Bitri dhe 48-vjeçari Ardian Çollaku ishin dy emra të njohur për policinë pasi ishin me precedent penal.

 

Çollaku u hetua nga policia këtë vit edhe si autor i dyshuar i vrasjes së Everest Çakës, ndërsa Lulzim Bitri ka qenë i përfshirë në një përplasje me armë zjarri të ndodhur në Maqedoninë e Veriut.

 

Ardian Çollaku, i njohur edhe si Ardian Subashi, u arrestua në vitin 2015 pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritet italiane, që e kishin dënuar atë me mbi 23 vjet burg për “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje e armeve luftarake dhe e municionit”. Ndërkohë mbetet ende e paqartë nëse Çollaku u ekstradua apo jo drejt Italisë, pavarësisht se ekziston një vendim për dënimin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *