Subscribe

78 kilometra larg Tiranës, një vend ideal për pushuesit mund të jetë plazhi i Spillesë. Këtë vit, Bashkia vendosi të investojë 2 milion euro në këtë vijë bregdetare, për ta bërë atë sa më të dashur për pushuesit. Në këtë zonë, nuk mungojnë as ruajtësit e plazhit, siç i quajmë ndryshe Baywatch dhe sa të rinjtë e punësuar për të vëzhguar shqetësimet që kanë vizitorët. Në çdo orë të ditës, mund të shohësh patrullimet me biçikletë nga ta në bregun e këtij plazhi. Ky model që zbatoi Bashkia e Rrogozhinës, mori dhe vëmendjen e Ministres së Ekonomisë dhe turizmit Milva Ekonomi.

Pse sot? Për të treguar se kur investimi është i rëndësishëm, kur është i qëndrueshëm, jo vetëm që i bën ballë të gjithë sezonit të plazhit, por mendon edhe për ta përmirësuar atë më tej se sa ky sezon, që po i afrohet fundit. Arsyeja tjetër se pse kemi ardhur këtu, është për të treguar se kur modelet edhe menaxhohen, edhe mbikëqyren me shumë kujdes, ato vazhdojnë te kenë të njëjtën cilësi për gjithë sezonin turistik të vendit.

Me një projekt të veçantë, brenda 40 ditëve ky plazh u pajis me roja bregdetare, palma, model për çadrat dhe shezllonet, ndriçim dhe një standard të njëjtë se si duhet të vendoseshin dhe shërbenin baret e restorantet.

Bashkia Rrogozhine është investuar një vlerë mbi 2 milionë euro dhe në një periudhë shumë të shkurtër, pra në 40 ditë kohë, ne kemi filluar dhe kemi përfunduar këtë projekt. Ky vit ka qenë i jashtëzakonshëm sa i takon turizmit. Janë trefishuar pushuesit në Spille.

Edhe pse nuk mund të ketë bukuritë që ofron bregdeti i jugut, Spilleja dha këtë vit një mësim për të gjithë, se pastërtia dhe rregulli jane thelbësore per te tërhequr pushuesit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *