Vjedhja e bankomateve me pajisje të sofistikuara nuk është dicka e pazakontë, madje ka qenë një realitet i prekshëm dhe në Shqipëri. Por, grabitja e parave pa shtypur asnjë buton dhe pa lënë  gjurmë nuk është parë e dëgjuar ndonjëherë.

 

Një histori e tillë ka ndodhur në Rusi një vit më parë, kur një grup hakerash kanë marrë 800 mijë $ në 8 bankomate pa lënë asnjë gjurmë.

 

E vetmja provë që kanë hetuesit janë pamjet filmike të një personi me kapuç i cili afrohet pranë bankomatit dhe vetëm mbledh paratë, pa shtypur asnjë buton. Hetuesit dyshojne te nje bashkepunetor i dyte i cili ka sulmuar sistemin e bankomatit duke ckoduar sigurne e tyre dhe nxjerre parate.

 

Por shume surprizuese për firmën e sigurisë Kaspersky në Rusi është fakti që dy dosjet që janë gjetur si gjurmë në hard drive-n e bankomatit nuk ka patur një burim që mund të conte në identifikimin e hakerave por vetëm dy fraza: Merr paratë k… (Take the monay bitch!) dhe Sukses i arritur! (Dispense success)

 

Pavaresisht se kane kaluar rreth nje vit nga kjo grabitje, hetimet duket se po mbyllen pasi nuk ka asnje prove qe te coje ne identifikimin e tyre.

 

Kjo grabitje ka vene ne alarm bankat ne Rusi te cilat kane rritur sistemet e tyre te sigurise ne bankomate. Lajmi ne fjale ka bere xhiron e botes, duke vene dhe bankat e shteteve te tjera ne alarm per nje sulm te ngjashem i cili nuk le gjurme interceptimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *