Subscribe

Ka nisur rrugëtimin spektakli “Tu si que vales”. Në kërkim të magjisë që mund të ofrojë çdokush nga ju në ekran, spektakli i talenteve mbylli audicionet e para në Lezhë, Shkodër e Durrës. Patenta e njohur spanjolle, e cila ka pasur sukses në disa vende të botës shënon në Shqipëri edicionin e tij të dytë dhe siguron edhe këtë vit një spektakël plot emocione përmes Vizion Plus. Këto janë vetëm pak nga audicionet e zhvilluara në Durrës e Lezhë dy qytete që kanë shënuar një numër të madh pjesëmarrësish që duan të jenë pjesë e spektaklit të talenteve. Por, audicionet nuk mbyllen këtu, pasi ekipi i “Tu si que vales” do të udhëtojë edhe në qytetin tuaj, nëse do të regjistroheni në një nga adresat e vëna në dispozicion për këdo që mendon se është i veçantë apo ka talent në muzikë, aktrim, kërcim, magji apo në interpretimin e vlerave folklorike shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *