6 gola dhe shume emocione per nje barazim 3 me 3 mes arsenal dhe liverpul në ndeshjen hapese të javës së 19 të kampionatit anglez.

 

Ky rezultat niuk ështe se i ka kënaqur skuadrat pasi rrezikojnë të humbasin edhe më shumë terren në raport me Manchester United te vendit te dytë dhe chelseas së vendit të trete. Megjithe tentativat e topcinjve, skuadra e klop sjhfaqet me e rrezikjshme në raset e krijuara derisa kalon në avantazh në minutëne 26 me anë të brazilianit Coutinho me kokë.

 

Arsenal shokohet nga disavantazhi dhe i jep mundësine kundërshtarit të shënoje sërish por Firminjo dhe Mane  shpërdorojne. Historia e ndeshjes nuk ndryshon as me fillimin e pjesës së dytë me të kuqte shumë me agresive dhe me konkret duke dyfishuar shifrat në miunutën e 52 me nje të majtë të bukur të salah…u duk nje ndeshje e mbaruar, por arsenal bën një përmbysje spektakolarë në harkun e 5 minutave. Fillimisht shënojnë golin e parë me sancez vetëm pak sekonda pas festes së liverpulit…me pas kalojnë 3 minuta dhe Granit Xhaka barazon shifrat me një gol spektakolar… Një perle e vërtete e kosovarit me nje te majtë nga jashtë zone.

 

Arsenal është i papërmhbajtshëm dhe Ozil con në delir tifozet ne “Emirates” me golin e trete pas një aksioni model me lakaxet. Liverpul reagon dhe ia del të shmange humbjen ne transfrte me një gol të Firminjos në minutën e 71.Skuadra e Klop mban vendin e 4 me 35 pikë, një pikë më shumë sesa Arsenal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *