Sportingu i Lisbonës ka mundur ne javën e katërt Moreirensen dhe ka rimarre me pike te plota kryesimin e Premiere Ligës Portugeze. Kampionati nje ekskluzivitet i paketës Tring vijon te dominohet nga treshja Benfika-Porto-Sporting, por keta te fundit janë me te etur se kurrë per titull. Ne ndeshjen e transmetuar ne Tring vendasit e gjeten shpejt rrugën e rrjetës me ane te Gelson ne minutën e 27. Me pas gjithçka behet me e lehte pasi miqtë mbeten me 10 lojtare per shkak se Neto mori kartonin e dyte te verdhe. Ne pjesën e dyte Sportingu gjeti edhe dy here rrjetën fillimisht me Kampblell ne te 52 dhe me pas blerja e fundit holandezi Bas Dost ne te 56 i vuri vulën rezultatit. Sportingu parakaloi ne renditje Benfiken dhe kryeson i vetem me 12 pike. Ndërkohe edhe ne ndeshjen tjetër te transmetuar ne Tring janë shënuar tre gola. Porto kishte përballe Vitoria Gimaraeshin dhe fitoi takimin, duke u ngjitur ne vendin e trete me 9 pike nje me pak se Benfika e vendit te dyte. I pari shënoi Ivan Marcano ne minutën e 38 duke e çuar skuadrën ne dhomat e zhveshjes me nje avantazh qetësie. Ndërsa ne pjesën e dyte ne minutën e pare te saj Otavio dyfishon shifrat dhe autogoli i Zhoao Aurelios ne minutën e 55 ishte vetëm per statistike, vendasit fitojnë tre me zero. Kampionati zviceran nje tjetër ekskluzivitet i Tring nuk njeh emër tjetër përveç Bazelit. Skuadra kampione ne fuqi ne ndeshjen e vlefshme per javën e shtate kishte përballe skuadrën e vendit te katërt Grashopersin e Zyrihut. Por piket kane mbetur ne Bazel dhe te plota madje. Ne ndeshjen e transmetuar ne Tring kuq e blute kane goditur dy here brenda tre minutave fillimisht me Bjarnason dhe me pas me Doumbia. Një tjetër Islandez shkurton diferencat teksa Sigurjonson ne minutën e 45 godet per Grashopersin. Por megjithëse ka qëndruar gjate ne këto shifra, Bazeli ka treguar se di te menaxhoje dhe te godas e serish ne fund me Doumbia, duke i çuar shifrat finale ne 3-1. Kampionia ne fuqi udhëheq pas 7 javësh me pike te plota 21 dhe ndiqet nga Young Boys dhe Luzern me nga 12 pike, teksa te dyja ishin përballe njera tjetrës kete fundjave. Skuadra e Jahmir Hyjes është mundur ne Berne pas nje dygoleshi te Miralem Sulejmanit per vendasit. Per miqtë vetëm nje gol i Shnojvlit ne minutën e 90. Hyka ka luajtur per 63 minuta dhe me pas është zëvendësuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *