Shkencëtarët kanë llogaritur se sa gjitarë mund të humbasin këtë shekull, bazuar në provat fosile të zhdukjeve të së kaluarës.

 

Parashikimet e tyre sugjerojnë që të paktën 550 specie do të ndjekin gjurmët e gjitarëve të tjerë.

 

Me çdo specie të humbur, ne humbasim një pjesë të historisë natyrore të Tokës, thonë ata.

 

Megjithatë, përkundër këtyre parashikimeve të zymta, ne mund të shpëtojmë qindra specie, sipas tyre.

 

Studimi i ri, i botuar në revistën “Science Advances’, sugjeron që njerëzit janë pothuajse plotësisht përgjegjës për zhdukjen e gjitarëve në dekadat e kaluara.

 

Dhe normat do të përshkallëzohen në të ardhmen nëse nuk marrim masa tani.

 

Përkundër këtij skenari alarmues, ne mund të shpëtojmë qindra, në mos mijëra specie me strategji më efikase të ruajtjes së biodiversitetit.

 

“Koha nuk pret. Me çdo specie të humbur, ne në mënyrë të pakthyeshme humbasim një pjesë unike të historisë natyrore të Tokës”, tha Tobias Andermann.

 

Parashikimet e shkencëtarëve janë që deri në vitin 2100 do të ketë rritje të madhe të shkallës së zhdukjes së specieve.

 

Vitin e kaluar një panel ndërqeveritar i shkencëtarëve tha se një milion specie kërcënohen me zhdukje.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *