E diel, 8 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Specialisti i “IT” rrëzon Canin

Para Komisionit Hetimor Parlamentar per serverin e tatimeve ka dëshmuar Gjergji Nestori, përgjegjësi i sektorit te zhvillimit te programeve ne Drejtorinë e Tatimeve, nje dëshmi gjate se cilës kamerat nuk u lejuan t’i filmonin fytyrën me vete kërkesën e dëshmitarit. Nestori deklaroi se ne rreth 2 dekada qe ai punonte ne tatime nuk kishte pasur probleme ne sistemin e rimbursimeve, një deklarate ndryshe nga ajo qe ish-ministri i Financave dha ne 11 mars para këtij komisioni. Nestori ka sjelle dëshminë e tij per atë qe ka ndodhur me serverin e tatimeve ku u fshinë miliona deklarata, duke sqaruar se ai vete e mori vesh per ngjarjen vetëm pasi grupi i auditit kishte përfunduar pune dhe atij i kërkuan te rikuperonte dhënat e zhdukura.

Më shumë video

Reklamë