Subscribe

Për të 14 vit me radhë Organizata Popullore e Mojahedinëve të Iranit ka zhvilluar ne Paris mitingun e përvitshëm për të kundërshtuar regjimin në Teheran. Mijëra mbështetes të MEK kishin udhëtuar në Paris, për të qenë pjesë e një prej ngjarjeve me të rëndësishme politike, e cila çdo vit shndërrohet në një tribune ku mesazhi i folësve të mbërritur nga Amerika, Europa, Lindja e Mesme, është vetëm një: rrezimi i regjimit.

 

Këtë vit mesazhet e përçuara nga folësit duket se ishin me entuziaste, kjo nisur dhe nga qendrimi i Presidentit të SHBA-së Donald Trump, i cili tashmë ka prezantuar një tjetër qasje ndaj Iranit.

 

Ky entuziazëm perforcohet më shumë, kur të paktën dy nga njerëzit që deri një vit më parë ishin nga shtyllat kryesore të mbështesve të MEK, John Bolton dhe Rudy Giuliani, sot janë njeri Këshilltari për Sigurinë i Presidentit Amerikan dhe tjetri avokat i tij.

 

E pikerisht Rudy Giuliani, i njohur në të gjithë botën si Kryebashkiaku i New York-ut gjatë sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, është një nga shumë zërat që vlerësuan rolin e Shqipërisë në strehimin e rreth 3000 muxhahedinëve.

 

“Presidenti e vlerëson shumë atë çfarë ka bërë Shqipëria, duke u ngritur dhe duke ndihmuar në këtë krizë humanitare, duke strehuar njerëz që po vriteshin në Irak prej Iranit dhe SHBA, ka një detyrim për ti mbrojtur ata. U bë shumë e vështirë situata nën presidencën e Barac Obamës, i cili nuk mbeshteti jo vetëm Rezistencen, por as protestat në Iran, Presidenti Trump menjeherë, sapo erdhi në detyrë e mbështeti atë çfarë po ndodhte në Iran, Sekretari Pompeo, po ashtu Këshilltari për Sigurinë Kombëtare John Bolton e mbështet dhe ka folur disa here këtu në Paris.  Pra është një situatë tërësisht ndryshe tashmë dhe mendoj që tashmë mund të veproj me shumë brenda Iranit. Kjo është tërësisht e kundërta e asaj që bëri Obama. Duhet të tregojmë mbeshtetje.

 

Kur Amerika mbështet  diçka, një grup i madh nis që ta bëjë atë levizje më të efektshme. Regjimi në Iran nuk duhet të lejohet që të intimidoi. Është një regjim terrositësh, vrasësish, shumë njerëz mendojnë që është një lëvizje fetare, por në fakt nuk është, është më shumë e ngjashme me Mafian. Mullahet po bëjnë miliona dhe miliona dollarë. Imagjinoni, ne i kemi dhënë miliona dollarë Iranit dhe ata tani kanë probleme shumë të mëdha financiare, vetëm sepse u vendosën sanksionet. Po ku shkuan paratë? Ato u vodhën dhe askush nuk e thotë këtë gjë. Disa vende Europiane nuk flasin dhe nuk e kuptojnë këtë gjë. Edhe njëherë e them që Presidenti Trump është shumë i impresionuar me atë se çfarë Shqipëria ka bërë dhe kjo mendoj është baza për të zhvilluar një qasje tërësisht të re.”

 

Por Giuliani, ashtu si Bolton një vit më parë, ishte i shumë më i ashpër në fjalën e tij përpara mijëra mbështetësve.

 

“Nuk po zëvendësojmë një qeveri me një qeveri tjetër që nuk e njohim. Ju keni një alternativë. Keni një alternativë që është e ndërtuar mbi një themel të fortë me 12 parime. Demokraci, të drejta njerëzore, një Iran jo-bërthamor, ndarja e fesë nga shteti, dhe mbrojtja e të drejtave të grave dhe të të gjitha minoriteteve. O Zot, kjo tingëllon si një demokraci në plot kuptimin e saj. Kjo është ajo çfarë përfaqëson NCRI. Kjo është ajo çfarë përfaqëson Madamë Rajavi, dhe për këtë kanë vdekur martirët tuaj. Këto protesta po fitojnë sepse po koordinohen nga njerëzit në Shqipëri dhe në këtë dhomë. Mendoni sikur fytyra e Iranit të mos ishin mullahët, por një grua, Maryam Rajavi. A do të ndodhë kjo? Po. Kur do të ndodhë kjo? Tani. Dua që këtë konferencë ta bëjmë vitin tjetër në Iran.”

 

Në skenë u ngjitën delegacione nga shumë vende të botës, ku emri i Shqipërisë u permend thuajse nga të gjithë për mikpritjen që Tirana zyrtare i bëri rreth 3000 muxhahedinëve. Por edhe pse e gjithë bota vlerëson Shqipërinë për atë çfare ka bërë, e këtu vlerësohen të gjitha forcat politke, sërish mes qytetarëve në vend ka skepticizëm se sa ky veprim ndikon në imazhin e Shqipërisë në botë.

 

Ish- ndihmës Sekretar i Shtetit për cështjet ushtarake Lincoln Bloomfield ka thënë se, Shqipëria ndihmoi Kombet e Bashkuara dhe komunitetin ndërkombëtar duke u bërë vendi pritës për këta njerëz. Ata janë njerëz të paarmatosur.

 

“Ajo çfarë Shqipëria bëri ishte shumë domethënëse si veprim dhe gjeti mbeshtetje të madhe në Uashington, qoftë nga njerëz që e mbështesnin rezistencën apo jo. Ata njohën që Shqipëria qëndronte në krah të lirisë, ndihmoi Kombet e Bashkuara të cilat po mundoheshin të mbronin këta njerëz nga sulme nga Teherani. Shqipëria ndihmoi Kombet e Bashkuara dhe komunitetin ndërkombëtar duke u bërë vendi pritës për këta njerëz. Ata janë njerëz të paarmatosur. Unë kam qenë në Tiranë, i kam takuar ata, kam folur me ta dhe kam takuar shumë parlamentar dhe ministra të qeverisë shqiptare dhe i kam takuar po ashtu dhe në Uashington. Kuptova që ky është një hap i madhe për  marrëdhëniet Shqipëri-SHBA. Vende të tjera në Europë e vlerësojnë faktin që Shqipëria mori rolin e liderit dhe tha që ne do pranojmë këta njerëz dhe mendoj që ky veprim ka rritur kontaktet mes Zyrtarëve të SHBA dhe Shqipërisë, ku shumë senator dhe jo vetëm kanë udhëtuar në Shqipëri, gjë që është shumë e mirë. Kur MEK zhvillojnë aktivitete në Shqipëri ne shohim muzikant shqiptarë por dhe politikanë shqiptare që marrin pjese aty. Eshte nje zhvillim shume pozotiv, vecanerisht kur shikoni që mungesën e lirisë që promovohet nga regjimi ne Iran dhe Shqipëria është përqëndruar në një të ardhme që ne e duam, me norma demokratike, me lirin e njerëzve dhe kjo është gjëja që ndalohet nga shumë diktatura, përfshi dhe Iranin dhe mendoj që është një gjë shumë pozitive për Shqipëri. Une kam lexuar raportet qeveritare në Gjermani, Holandë si dhe Kanada dhe SHBA për shumë vite.

 

Regjimi i Iranit përpiqet të promovoj informacione false dhe përpiqet që të vërë në presion qeveritë. Ne e dimë këtë. Shqipëria ka miq shumë të fortë në Uashington për këtë çështje. Shumë zyrtarë në Uashingont janë të shqetësuar, sepse e dinë që regjim i Iranit nuk është i lumtur që Shqipëria strehoi këta njerëz dhe nuk është e lumtur me Francën që strehon NCRI dhe zonjën Rajavi, por asnjë vend i fuqishëm nuk pranon presionin e Iranit. Tani për tani regjimi i Iranit është në një përplasje me vet qytetarët të cilët janë ngritur dhe ankohen që ekonomia është keq, të drejtat e njeriut nuk respektohen, të drejtat e grave nuk respektohen. Shqipëria nuk është vetëm, kanë miq të fortë ne Amerikë dhe në gjithë Europën dhe ne duhet të jemi bashkë përballë këtyre presioneve. Presidenti Trump është një person që po ndryshon rrugën si ne e benin politikën e jashtme deri me parë, janë shumë tabu që janë thyer. Kjo është mënyra se si ai vepron dhe unë mendoj që duhet të shtrohet është çfarë ndodh pas 1 apo 2 vitesh, sepse pasi ti ndryshon gjithë rrugën e vjetër, pyetja është si do jetë rruga e re. Une mendoj që Amerika do ketë marrëdhënie më të afërta me vendet në Europë që mbështesin normat demokratike, tregun e lirë. Ka disa vende në Europë që nuk po shkojnë në drejtimin e duhur, por Shqipëria nuk bënë pjesë në to. Është shumë e rëndësishme për Shqipërinë që të vazhdojë të mbështes parimet e veta dhe të llogaris miqtë e vet, përfshi dhe Amerikën”.

 

Roli i Shqipërisë në lëvizjen e rreth 3000 muxhahedinëve përshëndetet dhe nga ish-kryetari i Dhomes se Perfaqesuesve të SHBA, Neët Gingrich, i cili nuk kursen dhe akuzat për vendin e tij.

 

“Ne të gjithë duhet ti jemi mirënjohës Shqipërisë që ndihmoi njerëzit e MEK në kohën kur ata u braktisën nga SHBA në një mënyrë që ishte e turpshme dhe në të njëjtën kohë ata nuk mund të mbijetonin në Irak. Të gjithë ne duhet të njohim meritat që Shqipëria luajti një rol shumë domethënës.”

 

A duhet të ketë frikë Shqipëria Iranin? 

“Nuk besoj që Shqipëria duhet të jetë frikësuar nga regjimi në Iran. Regjimi ka shumë gjëra të tjera për të cilat do duhet të shqetësohet”

Edhe pse në dukje mbështetja më e madhe për Muxhahedinet vjen nga Shtete e Bashkuara të Amerikës dhe Arabia Saudite, edhe vendet e Europës nuk mbeten pas. Italia është një prej tyre dhe ish-ministri i jashtëm Giulio Maria Terzi është një nga avokatët e MEK.

 

“Shqipëria, qeveria shqiptare dhe populli shqiptar dhanë një provë të jashtëzakonshme, jo vetëm të vlerave demokratike dhe njerëzore të asaj që është jo vetëm shpëtimi i refugjatëve politik Iranian. Qeveria e Tiranës mori një vendim pa të cilën ky problem nuk do të ishte zhbllokuar dhe nuk do të ishte zgjidhur dhe do të vazhdonin masakrat e turpshme që përgjat viteve ishin verifikuar. Tirana ka shpëtuar 3000 persona që ishin të denuara, sepse të gjithë e dimë që mullahet i kërkonin për ti kthyer ne Iran dhe se cfare fundi do kishin. Një vlerësim shumë i madh do duhet të vij nga komuniteti ndërkombëtar, veçanërisht nga miqtë si Italia. Unë për vete kam qenë shumë i prekur nga ky veprim, sepse si ministër gjatë qeverisë Monit kisha kërkuar me rezultate shumë të limituara. E kam ndjekur me shumë vlerësim vendimin e Qeverisë shqiptare duke zgjidhur një krizë për të cilën Europianët por edhe amerikanët ne atë kohë, ishin shumë te kujdesshëm. Regjimi ne iran ka nje rekord negativ jo vetem persa i perkete te drejtave te njeriut por edhe ne persekutimin e opozitareve. Ne ne itali kemi pasur disa raste ne te shkuaren ku opozitar iranian jane vrare nga regjimi. Ka histori te keqija, por une jam besimplot qe ka kushte teresisht te ndryshme tani, mbi te gjitha nje vemendje e nderkombetareve dhe regjimi nuk mund te lejoi me te vazhdoje ne rrugen e mbeshtetjes se terrorizimit ne menyre kaq te hapur sic ka bere deri disa vite më parë dhe se si disa persona brenda regjimit do duan të vazhdojnë ta bëjnë.”

 

Ne takimin e përvitshëm të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit mbizotëronte një atmosferë besimi se orët e regjimit janë të numëruara, kjo jo vetëm nga presioni i vazhdueshëm  dhe ndryshimi i qëndrimit të administratës Trump ndaj Teheranit, por më së shumti për atë se çfarë po ndodh në shumë qytete ne Iran. Prej muajsh qindra qytetar kane dal ne rruge, fillimisht me parrulla per permiresimin e kushteve te jeteses, te cilat ne pak kohe u shnderruan ne parulla kunder regjimit.

 

Presidente e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit Maryam Rajavi  është shprehur se;

 “Era e ndryshimit ka filluar në Iran. Këto protesta e kanë berë të qartë këtë gjë. Asgjë nuk mund ta ndaloi një komb të vendosur për të arritur lirinë. Një faqe e re është hapur në Iran. Regjimi nuk mund të parandaloj me perhapjen e protestave të qytetarëve iranian, të cilat nisën 6 muaj me parë. Nuk ka me kthim pas. Qytetarët e Iranit që protestojnë dhe mbeshtetën nga rezistenca e Iranit, po përparojnë me sukses. Ata janë të vendosur që të rrëzojnë këtë regjim dhe të gjithë strukturat e tij dhe të vendosin një republike pluraliste e cila bazohet në ndarjen e fesë nga shteti. Mesazhi im në këtë takim për të gjithë bashkqytetarët e mi në Iran eshtë: Ndyrshimi i regjimit ne Iran eshte me i arritshem si kurre me pare. Per nje te ardhme pa persekutim, tortura, diskrimin eshte afer. Mesazhi im per nderkombetaret eshte njihni dhe mbeshtesni reagimin e qytetareve te iranit dhe rezistences per ti dhene fund diktatures fetare qe drejton Iranin. Ky eshte minimumi qe mund te behet per te rikuperuar demet qe u jane bere qyetatreve te Iranit nga regjimi i mullaheve. Rreziqet e programit berthamor te iranit do te marrin fund me rrezimin e Mullaheve dhe vendosjen e demokracise. Regjimi në Iran duhet të mbajë përgjegjësi për shkeljen e të drejtave të njeriut për qytetarët e Iranit. I bëj thirrje ndërkombëtare që të vendosin një embargo totale për naftën e regjimit dhe marrëveshjet e bizneset e lidhura me njerëz të afërt të regjimit.”

  

Edhe këtë vit, delegacioni shqiptare ishte më i madhi në numër dhe i pritur me ovacione nga të gjithë të pranishmit.

 

Në fjalën e tij ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko, ka thënë se dhe pse nuk flasim të njëtën gjuhë ne do e kuptojmë shumë mirë njëri tjetrin.

 

“Ne në Shqipëri nuk flasim gjuhën tuaj, por shpresoj që në e kuptojmë shume mirë njëri-tjetrin nga një tjetër gjuhë: ajo e zemrës. Kjo është aryseja se pse ne po bejmë diferencën në një kohë kaq të vështirë për qytetarët e Iranit. E di që ka shumë diferenca në këto ditë kaq të vështira, por unë kujtoi një thënie që vjen nga kohërat e vjetra dhe që iranianët e dinë shumë mirë “Fakti që ti ke një kal, nuk të benë kalorë”. Të kesh kuti për të votuar , nuk do të thotë që ti je i lirë të votosh. Zgjedhja e Shqipërisë ishte: të ndihmonte Asadin që ishte duke vrarë  njerëzit e tij, apo të ndihmonte qytetarët e iranit që ishin në vështirësi. Zgjedhja jonë ishte që tju ndihmonim ju dhe kjo është arsyeja që 3000 iranian janë të strehuar në Shqipëri. Ata janë në besën tonë dhe besa e shqiptarit është një fjalë e madhe dhe e famshme gjatë luftës së dytë botërore për hebrenjtë dhe tani është për njerëzit tuaj. Presim që tju shohim shpejt në Teheran.”


Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu theksoi se shqiptarët ofruan ndihmën e tyre tyre për miqtë pasi kërkojnë të jetojnë në lumturi me njëri-tjetrin.

 

“Shumë njerëz pyesin pse shqiptarët u ofruan për të ndihmuar miqtë tanë nga Irani, përgjigja është e thjeshtë: e para është sepse ne duam të jetojmë me lumturinë e njëri tjetrit, liri dhe prosperitet dhe jo nga mizoritë e njëri-tjetrit. E dyta, historia e kombit tonë ka treguar se ne kemi ndihmuar hebrenjtë gjatë luftës së dytë botërore. E treta, Zoti ka qenë shumë bujar me Shqipërinë duke i dhënë shumë bukuri natyrore, por ne kemi vuajtur sic keni vuajtur dhe ju për 50 vjet nën diktaturë me njerëz të ushqyer për të urryer njëri-tjetrin. E njëjta po ndodh sot në vendin tuaj, urrejte, burg, tortura që zevendësojnë humanitetin dhe dëshirën për liri. Varfëria po zevendëson prosperitetin, dëshpërimi ka zëvendësuar lumturinë, që nga fundi i vitit 2017 qyetatarët e Iranit jane ngritur per te drejtat e tyre dhe per lirinë dhe ne jemi këtu për ti mbështetur ata. Cfarë duhet të ndodhë më shumë që komunitetit ndërkombëtar të shohi atë çfarë po ndodh në Iran. Shumë njerëz në vendin tuaj janë ngritur në protesta, duke sakrifikuar dhe jetën. Asnjë fuqi nuk zgjate përgjithmonë, asnjë njeri nuk jeton përgjithmonë, vetëm diçka mbijeton gjithmonë: ëndrra për të qenë i lirë. Kurrë mos u dorëzoni.”

 

Por duket se fjala e delegacionit shqiptarë dhe e ministrit Majko në veçanti ngjalli reagimin e ashpër të Ambasadës së Iranit në Tiranë, e cila nuk e ka mbeështetur aspak këtë fjalim, duke ngritur dhe pyetjen se cilat nga përvojat e këtij sekti terrorist e ka bërë për vete ministrin e diasporës.

 

Kjo nuk është hera e parë që Teherani zyrtare reagon ndaj shtetit shqiptarë, por nga të paktat herë që notat e protestës nuk kalojnë nepërmjet Ministrisë së Jashtme, por bëhen në publik. A është kjo një shënje e shqetësimit serioz të Iranit për mbështetjen e madhe që po marrin MEK, apo një reagim rutinë i një selie diplomatike? Zhvillimet në Iran dhe jo vetëm do ti japin përgjigje kësaj pyetje.

 

Speciale nga gazetari: Thimi Samarxhiu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *