Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
15 March 2026
Vizion fokus

26-vjeçari plagoset me thikë në Durrës, policia jep detajet

Analiza e DW/ Nga ndërmjetësuese në spektatore: Roli i...

“Balluku çështje e mbyllur”, Berisha i përgjigjet Ramës: Mbaron...

Ukraina kërkon para e teknologji në këmbim të ofrimit...

Qeveria s’ka afat për Bashkinë e Rrogozhinës, ekspertët: Kodi...

“SHBA nuk është gati për marrëveshje”, Trump: Fundi i...

18 vjet nga tragjedia e Gërdecit, i vetmi në...

EMRI/ Tritol agjentit të krimeve në Lezhë

Nuk e di nëse është gjallë, Irani i përgjigjet...

Trump kërcënon me sulme shtesë në Harg, teksa Irani...

Spasovski: Maqedonia e Veriut, e gatshme të përballet me çdo formë të terrorizmit

17 Dhjetor 15:46

Maqedonia e Veriut po ndërmerr veprime serioze për të luftuar terrorizmin ose për të parandaluar çdo aktivitet që mund të rrezikojë gjendjen e sigurisë, deklaroi të premten ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski.

Spasovski u pyet nëse ka indikacione se gjendja e sigurisë në vend mund të prishet, qoftë lidhur me mosmarrjen e datës së nisjes së bisedimeve me Bashkimin Evropian, alarmeve për “bomba të rreme”, apo aspekte tjera që ndërlidhen me rajonin në përgjithësi.

Pas lëshimit në përdorim të një objekti policor në Shkup, donacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Spasovski tha se “aktualisht nuk ka të dhëna për prishje të situatës së sigurisë në Maqedoninë e Veriut”.

“Kjo është një sfidë serioze, për këtë arsye të gjitha autoritetet kompetente, Ministria e Brendshme, Agjencia e Sigurisë Kombëtare e Agjencia e Inteligjencës, po marrin masa serioze për luftimin e terrorizmit ose parandalimin e çdo aktiviteti që mund të rrezikojë situatën e sigurisë. Për momentin nuk ka të dhëna për ndonjë shkelje të situatës së sigurisë në vend. Të gjitha njësitë brenda Ministrisë së Brendshme dhe të gjitha agjencitë veprojnë në nivelin më të lartë. Në fakt, kohëve të fundit raportet e rrejshme për akte terroriste treguan nivelin e gatishmërisë së Policisë dhe agjencive maqedonase për t’u përballur me sfidë të tillë”, deklaroi Spasovski.

Sa i përket risocializimit dhe riintegrimit të personave që janë kthyer nga luftërat jashtë Maqedonisë së Veriut, si në Siri, Irak dhe Afganistan, Spasovski tha se “është proces shumë i rëndësishëm, po aq i rëndësishëm sa edhe ndjekja penale e atyre që kanë kryer krime të tilla”.

Edhe ambasadorja amerikane në Shkup, Kate Byrnes, tha se risocializimi është një proces i ndërlikuar dhe i vështirë, por, sipas saj, është e rëndësishme që institucionet të fokusohen te riintegrimi.

Ajo ka theksuar se ndërmjet dy qeverive po mbahet komunikim i rregullt për këtë çështje.

“Kemi konsultime të rregullta lidhur me këtë. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara, jo vetëm si partner i NATO-s, por edhe në mënyrë dypalëshe për të vazhduar punën për ngritjen e kapaciteteve. Një pjesë e kësaj përpjekjeje po bëhet nëpërmjet Programit Ndërkombëtar për Mbështetje të Hetimit Kriminal, për të siguruar që oficerët e policisë të marrin trajnimin më të mirë të mundshëm, si dhe hetuesit për ta bërë më të qartë se si t’i përdorin provat e fushëbetejës në hetimet penale kundër terroristëve të kthyer në vendet e tyre. Gjithashtu edhe për t’u siguruar që programet sociale që po aplikohen në mbështetje për familjet e prekura, do të marrin ndihmën e nevojshme për risocializimin”, tha Byrnes.

Aktualisht, në Maqedoninë e Veriut 13 persona janë duke vuajtur dënimin me burgim, për shkak të përfshirjes në luftërat e huaja.

Më 18 korrik 2021, 23 shtetas të Maqedonisë së Veriut janë kthyer nga zonat e luftimeve në Siri dhe Irak. Në zonat e luftimeve në Siri dhe Irak edhe më parë janë riatdhesuar shtetas të Maqedonisë së Veriut.

Në mars të vitit 2019 Gjykata Penale e Shkupit i ka dënuar me 45 vjet burgim shtatë shtetasit e Maqedonisë së Veriut, të cilët kanë marrë pjesë në formacionet paraushtarake të IS-it.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, rreth 150 shtetas të Maqedonisë së Veriut kanë marrë pjesë në luftërat në Siri dhe Irak, si pjesëtarë të forcave paraushtarake./ Rel

Posted Under:
Kryesoret Rajoni
Tagged:
Maqedonia e Veriut Spasovski: Terrorizmi

Nga e njëjta kategori

“Më shumë turistë nga lufta”, operatorët thonë se kriza në Lindjen e Mesme favorizon Shqipërinë

më shumë...

Qeveria s’ka afat për Bashkinë e Rrogozhinës, ekspertët: Kodi nuk parashikon kohë për zgjedhjet

më shumë...

“Balluku”, Rama flet për votimin në Kuvend: Çështja është mbyllur, liria e deputetit s’mund të kufizohet me teori të përgjithshme

më shumë...

Rritja e çmimit të naftës, Rama: Finalizojmë krijimin e faktorit shtetëror, për stabilizimin e tregut

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

3:36

Pse është e rëndësishme të mbani gjithmonë...

3:13

“Më shumë turistë nga lufta”, operatorët thonë...

3:05

26-vjeçari plagoset me thikë në Durrës, policia...

2:53

Analiza e DW/ Nga ndërmjetësuese në spektatore:...

2:11

“Balluku çështje e mbyllur”, Berisha i përgjigjet...

1:59

Ukraina kërkon para e teknologji në këmbim...

1:44

Pak akses për të pamundurit, personat me...

1:24

Plotësimi i formularit A1, autoritetet u bëjnë...

12:44

Shqiptarët “braktisin” Dubain, lufta ul ndjeshëm prenotimet...

12:14

Qeveria s’ka afat për Bashkinë e Rrogozhinës,...

12:02

“SHBA nuk është gati për marrëveshje”, Trump:...

11:44

18 vjet nga tragjedia e Gërdecit, i...

11:40

3 shenjat e zodiakut që u ngel...

11:23

EMRI/ Tritol agjentit të krimeve në Lezhë

10:55

Nuk e di nëse është gjallë, Irani...

10:33

Trump kërcënon me sulme shtesë në Harg,...

10:19

Porto Romano, Rama: Vital për Korridorin VIII,...

9:58

“Balluku”, Rama flet për votimin në Kuvend:...

9:49

Rritja e çmimit të naftës, Rama: Finalizojmë...

9:27

Lufta në Liban, OKB bën thirrje për...

Më të klikuarat

  • EMRI/ E rëndë, 34-vjearja shqiptare humb jetën pasi u përpla...
  • Dy të dënuar humbin jetën në burgun grek të Koridhalosit
  • Çiklistja përjeton momente tmerri, bie nga shkëmbi për disa...
  • 3 shenjat e zodiakut që u ngel hatri për gjërat më të vogla
  • Horoskopi për ditën e sotme, 15 Mars 2026
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.