E diel, 8 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Spartak Braho merr mandatin e deputetit

Zyrtarisht Saimir Tahiri nuk është më deputet. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi vendimin për zëvendësimin e tij me Spartak Brahon.

 

Vendimi erdhi pas riverifikimit që administrata e KQZ-së i bëri formularit të vetëdeklarimit të Spartak Brahos, në funksion të ligjit për dekriminalizimin. Edhe pse është dënuar më parë për shpifje, ai nuk preket nga ligji.

 

Reklamë

Braho do të rikthehet në Parlament pas ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dha dorëheqjen nga mandati, për t’u përballur me drejtësinë si qytetar i liri. Tahiri akuzohet për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të drogës. Fakt të cilin e risolli në vëmendje gjatë mbledhjes së KQZ-së përfaqësuesi ligjor i PD-së.

 

Tashmë pritet vetëm procedura rutinë, në seancën e ardhshme plenare, kur Spartak Braho të betohet e të marrë zyrtarisht mandatin e ligjvënësit.

Më shumë video

Reklamë