E mërkurë, 16 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 orë më parë
Politikë

Spartak Braho drejt parlamentit

Ilustrim · Vizion Plus

Pas dorëheqjes se Saimir Tahirit nga mandati i deputetit, pjesë e grupit parlamentar të Partisë Socialiste do të jetë Spartak Braho.

 

Kodi Zgjedhor përcakton se pas largimit të një deputeti, vendi vakant plotësohet nga kandidati i radhës i listës shumë-emërore. Partia Socialiste në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, fitoi 18 mandate dhe me largimin e Tahirit, mandatin e tij e merr kandidati Spartak Braho.

 

Ndërkohe, i kontaktuar nga Vizion Plus, zoti Braho tha se vendimin përfundimtar nëse do ta pranoje apo jo mandatin, do ta marre pasi KQZ te shpalle vakancen. PS ka respektuar kuotat gjinore në listën e kandidatëve për deputetë e për pasojë, vendin bosh nuk e merr një kandidate femër, por emri i radhës në listë, që përkon me zotin Braho, i pozicionuar i 19-i në listë.

 

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh