E mërkurë, 4 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 orë më parë
Bota

Katalonja shpall pavarësinë

Parlamenti katalanas votoi me shumicë dërrmuese në favor të shpalljes së pavarësisë nga Spanja, duke e çuar krizën e thellë politike të vendit në një nivel tjetër. Partitë paraqitën një rezolutë, e cila iu nënshtrua votimit gjatë një seance ku 70 deputetë dhanë votën pro, 10 kundër, ndërkohë që opozita e kishte bojkotuar .

 

Rezoluta i kërkon ekzekutivit katalanas të negociojë për njohjen jashtë vendit të pavarësisë, ndërkohë që asnjë shtet nuk ka shprehur mbështetjen.

 

Reklamë

Nga ana tjetër Senati spanjoll autorizoi qeverinë e Mariono Rajoy të marrë masat për heqjen e autonomisë së Katalonjës, që nënkupton shkarkimin e drejtuesve te rajonit.

 

“Propozimi i qeverisë, bazuar në nenin 155 të Kushtetutës u miratua nga 214 vota pro, 47 kundër dhe një abstenim, dhe do t’i përcillet veçanërisht qeverisë qendrore dhe ekzekutivit katalanas”, deklaroi presidenti i Senatit, Pio Garcia-Escudero.

 

Shpallja e pavarësisë u prit me festime të mëdha në rrugët e Barcelonës, ndërsa   Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy, reagoi menjëherë në Twitter duke bërë thirrje për qetësi. Ai tha se sundimi i ligjit do të rivendosej sërish. Pavarësisht vendimit të parlamentit rajonal, BE nuk  ka ndryshuar qëndrim.

 

“Spanja mbetet i vetmi bashkëbisedues me Bashkimin Evropian, pas votimit të Parlamentit katalanas pro pavarësisë”, theksoi  Donald Tusk.

Vazhdo të lexosh

Reklamë