Më shumë se 2.000 kg kokainë është kapur në një nëndetëse në ujrat detarë të Spanjës.

 

Autoritetet vendase kanë vënë në pranga dy persona ndërsa një i tretë mundi të largohej kur Roja Bregdetare Spanjolle dhe ndaloi në brigjet e Rajonit të Galicia në veri-perëndim të Spanjës nëndetësen e ngarkuar me kokainë

 

Mediat spanolle bëjnë me dije se personat që kontrabandonin drogë ishin të tre me kombësi ekuadoriane. Ndërkohë sipas informacioneve nëndetësja ishte nisur nga Kolumbia dhe kishte për destinacion Spanjën.

 

Nëndetëset e ngarkuar me kokainë janë përdorur shpesh nga trafikantët për të kontrabanduar drogë nga Amerika Latine në SHBA.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *