Subscribe

Qeveria e Spanjës vendosi autoritetin e saj të plote mbi Katalonjën, duke aktivizuar nenin 155 të Kushtetutës, i cili lejon kontrollin e drejtpërdrejtë të rajonit gjysmë autonom të Katalonjës dhe shpërndarjen e parlamentit rajonal.

 

Kryeministri Mariano Rahoi, pas mbledhjes së jashtëzakonshme të kabinetit qeveritar, tha se do të kufizojë autoritetet e parlamentit katalanas dhe do të shpallë zgjedhje të reja brenda 6 muajve, në përpjekje për të ndalur liderët katalanas të shpallin pavarësinë.

 

“Qeveria u detyrua të zbatojë nenin 155 të Kushtetutës, dhe pse nuk ishte dëshira jonë. Dëshira ime është të shkojmë në zgjedhje sa më shpejt të jetë e mundur”

 

Rahoj njoftoi gjithashtu se parlamenti spanjoll do të mblidhet më 27 tetor për të votuar masat.

 

Ai i ka kërkuar më herët udhëheqësit katalanas Carles Puigdemont të braktisë përpjekjet për pavarësi, duke shtuar se referendumi i 1 tetorit ishte i jashtëligjshëm. Por Pidgemont e ka injoruar kërkesën e qeverisë Spanjolle për të braktisur fushatën e tij të pavarësisë.

 

Carles Puigdemont argumenton se rezultati i referendumit i dha atij një mandat për të marrë pavarësinë.

 

Pas referendumit, ai dhe liderë të tjerë rajonalë nënshkruan një deklaratë të pavarësisë, por menjëherë e pezulluan atë për të lejuar bisedimet, edhe pse Madridi e refuzoi kategorikisht mundësinë për negociata.

 

Ndërkohë mijëra njerëz pritet të dalin në protesta masive, kundër çdo vendimi apo forme të sundimit të drejtpërdrejtë nga Madridi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *