Autoritetet spanjolle kanë lejuar që disa punëtorë, të fillojnë të kthehen në punët e tyre, por ministri i Shëndetësisë, Salvador Illa, tha se qeveria do të ketë kujdes me lehtësimin e masave tjera.

Illa tha se zyrtarët do të vazhdojnë me kujdesin dhe maturinë maksimale, në lehtësimin e kufizimeve dhe gjithmonë të bazuar në prova shkencore.

“Ne nuk jemi në gjendje të përcaktojmë datat kur izolimi mund të përfundojë”, tha ai një konference për media në Madrid.

Qeveria spanjolle, në përpjekje për të rihapur ekonominë, ka lejuar punëtorët të kthehen në vendet e punës në fabrika dhe sektorin e ndërtimit.

Por, dyqanet dhe shërbimet me pakicë duhet të qëndrojnë të mbyllura dhe ata që punojnë në zyre, duhet të vazhdojnë të punojnë nga shtëpitë.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga koronavirusi në Spanjë është mbi 17 mijë persona./R.E.L

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *