Spanja turpëroi Gjermaninë duke e mundur me rezulatatin 6-0.

 

Një fitore historike kjo për Iberikët të cilët arrrijnë të marrin vendin e parë në Ligën A, të Ligës së Kombeve.

 

I pari që hapi serinë e golave për spanjollët ishte sulmuesi i Juventusit, Alvaro Morata në minutën e 17. Spanjollët shënuan dy herë të tjera në pjesën e parë me anë të dy lojtarëve të Man Cityt, përkatesisht me Ferran Torres në minutën e 33 dhe Rodri në të 38.

 

Pjesa e dytë nisi me të njëjtin intensitet nga spanjollët. Ishte Torres i cili shënoi dy herë në të 55 dhe 71 minutë duke çuar shifrat në 5-0 dhe duke shënuar hat-trikun e tij të parë me kombëtaren.

 

Ndërkohë ishte mesfushori i Sociedad, Oyarzabal i cili vulosi takimin në shifrat 6-0.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *