E shtunë, 19 Shtator 2026 Zilia deri në 01:25 Në vijim ora 01:25: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Spanja shtyn mbylljen dhe kufizimet deri në 9 maj

Ilustrim · Vizion Plus

Parlamenti spanjoll ka shtyre gjëndjen e emergjencës dhe rrjedhimisht edhe kufizimet e mëdha të paktën deri në datën 9 maj.

Vendimi i ligjvënësve u mor pas kërkesës së bërë nga qeveria spanjolle këtë të mërkurë. Në planin e përgatitur nga ekzekutivi gjithsesi disa masa parashikohet të lehtësohen që në datën 27 prill.

 Një prej tyre është edhe liria e fëmijëve për të dalë në parqe me orar të kufizuar dhe me prindërit.

Megjithatë detajet e plota të disa lehtësimeve në kufizime në këtë vend do të bëhen publike nga autoritetet e Ministrisë së Shëndetësise, Pas Italisë, Spanja është vendi me shifrat më të rënda nga covid 19. Në këtë vend kanë vdekur 21 mijë e 717 persona ndërsa të prekur në total janë 209 njerez.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh