Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez informoi këtë të diel se numri i viktimave nga koronavirusi ka rënë në 163 gjatë 24 orëve të fundit. Në total, numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 25,264. Kjo është shifra më e ulët e regjistruar që prej 18 marsit në Spanjë.

Po ashtu, ka rënë edhe numri i të prekurve. Ketë të diel janë shënuar 838 raste të reja, duke e çuar gjithsej në 217.466 numrin e të prekurve.

Ndërkohë, janë shëruar në total 18.902 pacinetë.

Për herë të parë pas 48 ditësh në izolim, të rriturit në Spanjë janë lejuar të shtunën të shëtisin në rrugë, jo vetëm për të kryer pazaret e nevojshme. Vendimi vjen pas liridaljes që patën fëmijët një javë më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *