Spanja mban zgjedhjet e reja parlamentare pasi katër partitë kryesore dështuan të formojnë një koalicion qeverisës, pas rezultateve te ngushta në votimet e dhjetorit të vitit 2015. Sondazhet paraprak nxjerrin fitues Partinë Popullore të drejtuar nga Mariano Rahoi. Me interes pritet rezultati i Podemos, Partisë së Ekstremit të Majtë, e cila mund të dalë dhe forca e dytë më e madhe në Spanjë, duke lënë pas dhe socialistët. Analistët në vend, të cilët i fiksohen një efekti domino nga BREXIT me fuqizimin e partive euroskeptike, nuk përjashtojnë dhe një koalicion mes Podemos dhe socialistëve.
Në votimet e muajit dhjetor, partia popullore e kryeministrit Rahoi mori 28.7% të votave me 122 vende në kuvend, të dytët u renditën socialistët me 90 deputetët, të ndjekur nga Podemos me 69 vende në parlament.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *