Surpriza e parë e madhe e Euro 2020 vjen nga Sevilja, me Spanjën që nuk arrin të thyejë murin e ngritur nga Suedia, duke filluar fushatën e tyre ne kete kompeticion me një barazim të mjerueshëm pa gol. “Furia e Kuqe” dominon gjithe takimin dhe regjistron nje rekord me zoterimin e topit, 85%, si asnjehere tjeter ne Kampionat Evropian apo Kupen e Botes, por mbetet peng i rasteve te shumta te shperdoruara.

Nje pjese e pare me ritem te larte ku spanjollet sulmojne vazhdimisht ne porten kundershtare dhe krijojne disa raste te mira me Dani Olmo dhe Jorente por pa gjetur rrjeten. Shansi me i mire per skuadren e Luis Enrike vjen ne minuten e 38 kur Alvaro Morata e gjen veten perballe portierit por nuk arrin te gjeje kuadratin e portes dhe dergon topin jashte. Ne kete menyre ata rrezikojne jo pak pas tre minutash, pasi Isak ishte shume prane golit per suedezet, por ndalet nga shtylla.

Ne fraksionin e dyte te lojes, vijon po i njejti epilog, me Spanjen pothuajse e gjitha ne sulm dhe Suedine qe mbrohet mire dhe rri ne gatishemri per te goditur kur i jepet mundesia. Serish Alvaro Morata nuk arrin te gjeje golin pas rasteve te krijuara dhe ne kete menyre Luis Enrike vendos te zevendesoje sulmuesin e Juventusit. Ne kete menyre gjithcka mbyllet ne barazim pa gola, duke lene nje shije te hidhur ne kete fillim kampionati europian per “furine e kuqe”. Tashme Spanja do te kerkoje fitoren ndaj polonise ne 19 qershor, por dhe keta e fundit do te kerkojne te shmangin nje tjeter humbje pas disfates ndaj Sllovakise, ndersa Suedia ndeshet me Sllovakine ne 18 qershor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *