Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
07 September 2026
Vizion fokus

Shpërthimi i vullkanit në Indonezi paralizon fluturimet! 2.300 anulime,...

Muçi–Salah, kombinimi që po sjell gola dhe asistime

Amorim i besoi dhe ai po e shpërblen! Cisse,...

Pamje të rënda! Kujdestari i parkut vritet nga krokodili,...

“Ata duan përsëri luftë”, sulmi me dron në Leipzig,...

Sulmet izraelite në Liban, humbin jetën 11 persona, mes...

“Hajde të ikim o burr…”, dy shqiptarë grabisin shtëpinë...

SHBA-ja rinis përpjekjet për paqe në Ukrainë, por ish-ambasadorët...

VIDEO/ Avioni del nga pista në aeroportin e Majamit,...

Atentat shqiptarit në Athinë, 55-vjeçari qëllohet me tre plumba

Spanja njeh pasaportën e Republikës së Kosovës

6 Janar 17:02

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza edhe në Spanjë, pasi Madridi zyrtar tashmë i njeh pasaportat e Kosovës.

Përmes një njoftimi në Facebook, Bislimi tha se ky lajm është kumtuar nga Departamenti për Migrim dhe Çështje të Brendshme i Bashkimit Evropian.

“Ndërsa më 1 janar nisi lëvizja pa viza, Spanja është destinacion që i shtohet vendeve të zonës Schengen ku mund të udhëtojmë përmes liberalizimit, e ku pengesë më herët ishte mosnjohja e pasaportës sonë”, shkroi Bislimi.

Qytetarët e Kosovës, që kanë pasaporta biometrike, nga 1 janari po mund të udhëtojnë pa viza në zonën Schengen me 27 anëtarë, pasi hyri në fuqi vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Megjithatë, udhëtimi pa viza fillimisht nuk ishte i mundur në Spanjë.

Spanja është në mesin e pesë shteteve të BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, e ku bëjnë pjesë edhe Greqia, Qiproja, Sllovakia dhe Rumania. Megjithatë, të gjitha këto shtete njohin dokumentet e udhëtimit të lëshuara nga autoritetet në Kosovë.

Liberalizimi i vizave u mundëson qytetarëve të Kosovës, që kanë pasaporta biometrike, të qëndrojnë deri në 90 ditë – brenda gjashtë muajsh – në cilindo nga 27 shtetet anëtare të zonës Schengen.Udhëtimet pa viza shërbejnë për vizita turistike, çështje familjare ose të ngjashme. Megjithatë, liberalizimi i vizave nuk nënkupton leje pune apo përfitime të tjera.

Kosova ishte vendi i fundit i Ballkanit Perëndimor, qytetarët e të cilit deri më 1 janar të këtij viti nuk mund të lëviznin lirshëm në zonën Schengen.

Kjo pavarësisht faktit se që nga viti 2018, Komisioni Evropian kishte konfirmuar disa herë që Kosova kishte përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, por që disa shtete vazhdimisht kishin shprehur rezerva./REL/

Posted Under:
Anash Rajoni Vendi
Tagged:
BE kosove Pasaporte Spanje

Nga e njëjta kategori

Shpërthimi i vullkanit në Indonezi paralizon fluturimet! 2.300 anulime, 270,000 pasagjerë të bllokuar (VIDEO)

më shumë...

Muçi–Salah, kombinimi që po sjell gola dhe asistime

më shumë...

Amorim i besoi dhe ai po e shpërblen! Cisse, talenti i ri i Milanit

më shumë...

Përgjaken rrugët e vendit! Tre aksidente, dy viktima e trembëdhjetë të lënduar

më shumë...

One thought on “Spanja njeh pasaportën e Republikës së Kosovës”

  1. Selman DERVISHI-Mani USA says:
    January 6, 2024 at 9:08 pm

    ËH, PO DIHEJ MIRËFILLI SE KUSH JANË ATA TETË PËRSONA O, QË I KANË TERROROZUAR DHE RRAHUR E SHKALLMUAR, TRE TË RINJË SHQIPTARË NË KOTORR MALIT TË ZI!! DIHEJ E NJIHEJ MIRËFILLI MASAKRA E TIVARIT, NGA LUFTA E DYTË BOTËRORE MU PËR HATA PUSHKATUAN ME VDEKJE
    MBI 6000 CIVILË TË PARMATOSUR SHQIPTARË NGA KOSOVA, MAQEDO-
    NIA DHE TERË TROJET SHQIPTARE, QË ISHIN DËRGUAR ME DHUNË DHE PËRDHUNË NGA FASHIZMI RUSO SERBË MALAZEZO JUGOSLLAVE OUH, VETËM E VETËM TË PUSHKATOHËN, MASAKROHËN E TË HUMBIN MORE
    SHKRUMBIN, PA SHENJË PA DOKË AS SOT E ATË DITË KURRË MALI I ZI
    NUK U DENUA AS NUK U DIFERNCUA, AS NUK U LEJUA TË HETIMI EDHE
    TË DËNOHËN GJAKPIRËSAT KRIMINLË MË ANTI SHQIPTARË RUSE SERBË
    MALI I ZI, PËR SHFARROSJE, ZHVARROSJE TOTALE, GLOBALE TERË GJERË
    PELLAZGO ILIRO MBARË SHQIPTARISË! REFUGJATË LUFTË NGA TROJET MBARË SHQIPTARE, TERË TËRBIM, MARSHIM, PA KTHIM PËR MERGIM O
    GJERË N’AMSHIM, NGA BOTË KOTA BIZARE A NA GOLGOTA SHQIPTARE!
    MANI NEW JERSEY USA

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:54

Shpërthimi i vullkanit në Indonezi paralizon fluturimet!...

10:35

Muçi–Salah, kombinimi që po sjell gola dhe...

10:33

Amorim i besoi dhe ai po e...

10:28

Përgjaken rrugët e vendit! Tre aksidente, dy...

10:18

Aksident në aksin Pogradec-Korçë, lëndohen dy persona

10:12

Situata nga zjarret në Mat mbetet kritike,...

10:06

Viti i ri shkollor, Kumbaro takohet me...

10:06

Ndezën zjarre në fshatrat Eskaj dhe Hasturkas...

9:56

Pamje të rënda! Kujdestari i parkut vritet...

9:46

“Ata duan përsëri luftë”, sulmi me dron...

9:42

Sulmet izraelite në Liban, humbin jetën 11...

9:27

“Hajde të ikim o burr…”, dy shqiptarë...

9:27

SHBA-ja rinis përpjekjet për paqe në Ukrainë,...

9:08

VIDEO/ Avioni del nga pista në aeroportin...

8:56

Atentat shqiptarit në Athinë, 55-vjeçari qëllohet me...

8:40

Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë, përplasen...

8:30

Zjarret nuk ndalen në Shkodër, disa vatra...

8:26

Fitore historike e AfD-së në Gjermani, 44.5%...

8:22

Horoskopi i ditës! Çfarë kanë rezervuar yjet...

8:12

Temperatura deri në 38°C, parashikimi i motit...

Më të klikuarat

  • Shkollat, hapur edhe pas mësimit! Nxënësit në 408 institucio...
  • “Do ju vras”, 22-vjeçari shqiptar plagos rëndë m...
  • Aksident fatal në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën 55-vjeçar...
  • Pamje të rënda! Kujdestari i parkut vritet nga krokodili, dë...
  • Atentat shqiptarit në Athinë, 55-vjeçari qëllohet me tre plu...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.