Spanjollët do t’u drejtohen sërish kutive të votimit në 10 nëntor, pasi asnjë nga partitë nuk arritën të formojnë një koalicion qeverisës pas zgjedhjeve të prillit.

 

Kryeministri në detyrë Pedro Sanchez pas takimit me Mbretin Filipe VI e mbrëmjen e së martës, tha para kamerave se Spanja është e detyruar të zhvillojë zgjedhje të reja, të katërtat në 4 vitet e fundit.

 


PEDRO SANCHEZ


KRYEMINISTER I SPANJES

 

“Spanja është e detyruar të zhvillojë zgjedhjet e reja më 10 nëntor. Ka qenë thuajse e pamundur për mua të përmbushim mandatin e dhënë nga populli Spanjoll më 28 Prill. Unë u përpoqa të formojnjë qeveri që sipas gjykimit tim, Spanjës i duhet të përballojë sfidat që kemi para. Mendoj se vendi ynë nuk ka nevojë për një qeveri, por për investim”

 

Mediat spanjolle megjithatë shkruajnë se një përsëritje e zgjedhjeve nuk do ta lehtësonte mundësinë e krijimit të qeverisë së re, e zgjedhjet e ardhshme duket se e thellojnë më tej krizën politike.

 

Socialistët e Sanchez  arritën të siguronin fitoren në zgjedhjet parlamentare të 28 prillit, por jo shumicën në parlamentin me 350 vende.

 

Pavarësisht negociatave që zgjatën disa muaj me radhë  me Podemos, rivalin e majtë të të tij dhe partnerin më të mundshëm, Kryeministri në detyrë nuk arriti të siguronte krijimin e qeverisë së re.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *