Subscribe

Shërbime konsulence dhe asistencë tenknike është një nga ndihmesat që Spanja do të japë për vendin tonë në procesin anëtarësues në Bashkimin Evropian. Në funksion të saj dy ministrat e jashtëm, Olta Xhaçka dhe Jose Albares Bueno nënshkruan memorandumin e mirëkuptimit. Tanimë që Shqipëria është në etapën e përshtatjes së legjislacionit me atë të BE-së, OltaXhaçka i i kërkoi homologut të saj, mbështetjen e Spanjë, në hapin e rradhës dhe thelbësor, atë të hapjes së grup-kapitujve.

 

OLTA XHAÇKA

MINISTRE E JASHTME

 

I kërkova Ministrit që Spanja, si shtet anëtar dhe si Presidencë e Këshillit në këtë periudhë, të na mbështesë në këtë kërkesë dhe të lehtësojë diskutimet në Këshill për një vendim pozitiv për hapjen e grupit tëkapitujve themelorë, natyrisht të bazuar në merita. 

 

Ministri i Jashtëm i Spanjës u angazhua që së shpejti të realizojë një konferencë në nivel kryeministrash për të çuar më tej bashkëveprimin mes Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë.

 

JOSE ALBARES BUENO

MINISTER I JASHTEM, SPANJE

 

Mbështetja jonë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE do të jëtë shumë aktive gjatë presidencës sonë të BE-së, nga korriku deri në dhjetorin e 2023-it. Do të arganizojmë një takim në rang kryeministrash dhe ministrash të Bashkimit Evropian që do të na ndihmojë për të riforcuar këtë rrugë të përbashkët.

 

Dy ministrat si pikë reference të marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve përmendën turizimin, prezencën e një prej rrjeteve me të suksesshme të hotelerisë në botë, Melia.

 

OLTA XHAÇKA

MINISTRE E JASHTME

 

Konstatohet një rritje e turistëve që vijnë nga Spanja nga viti në vit, si dhe interesi në rritje i bizneseve spanjolle për të investuar në Shqipëri në fushën e hotelerisë ku do të përmendja si një histori suksesi dhe si model për të ardhmen, prezencën në Shqipëri të Grupit Melia. 

 

JOSE ALBARES BUENO

MINISTER I JASHTEM, SPANJE

 

Ka një bashkëpunim privat në sektorin e turizimit dhe shpresojmë që të rritet prezenca e kompanive spanjolle në Shqipëri.

 

Marrëveshja e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë ishte një nga diskutimet mes dy ministrave. Edhe pse Spanja nuk e njeh Kosovën si shtet të pavaruar, ata vlerësuan se marrëveshja i shërben qëndrueshmërisë së rajonit dhe gjithë Evropës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *