Edhe Spanja ka prezantuar planin e hapjes graduale të vendit. Por Madridi zyrtar ka zgjedhur një strategji të tijën për dalje graduale nga bllokimi dhe për kthimin në normalitet duke mbajtur nën kontroll koronavirusin.

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, njoftoi  se plani i ri përbëhet nga 4 faza, dhe do të ndodhë me ritme të ndryshme në të gjithë vendin. Secila fazë do të zgjasë të paktën 2 javë, duke parashikuar një kthim plotësisht në normalitet në fund të qershorit.


PEDRO SANCHEZ


KRYEMINISTER I SPANJES

“Heqja e masave do të jetë graduale, asimetrike dhe e koordinuar dhe do të jetë e ndryshme në povinca apo ishuj. Kemi vendosur të mos ketë asnjë lëvizje midis provincave, sidomos nga Madridi apo zonat e tjera që janë më të goditura nga pandemia. Nuk mund të rrezikojmë atë që kemi arritur deri më sot”

Sipas planit së Pedro Sanchez, në fazën e parë, bizneset e vogla do të lejohen të rihapen, por personat mbi 65 vjeç, do të kenë orare të caktuara për të dalë për nevojat e tyre. Hotelet po ashtu do të rihapen.

Faza e dytë parashikon hapjen e restoranteve, duke përfshirë dhe shërbimin në tryezë. Spanjollët lejohet të shkojnë në festa vetëm nëse janë më pak se 50 persona.

Në fazën e 3 është parahsikuar lëvizja e përgjithshme pa kufizime, megjithëse qytetarët janë të detyruar të mbajnë maska gjatë transportit publik. Ndërsa në fazën e fundit masat do të jenë më të pakta.

Megjithatë, plani i Sanchez do të gjejë zbatim vetëm nëse Spanja me më shumë se 23 mijë të vdekur, shënon ulje të kurbës së infekksionit dhe të vdekshmërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *